Rama Ekonomia e vendit po transformohet ne nje veprimtari te organizuar kriminale
Partia Socialiste ka dhene alarmin se ekonomia shqiptare po transformohet ne nje veprimtari te organizuar kriminale. Kreu i saj Edi Rama ne nje bashkebisedim me gazetaret ka vene ne dukje serish gjendjen e renduar te ekonomise shqiptare e cila po vjen duke u perkeqesuar. Sipas lidershipit te opozites rritja e shifrave ekonomike eshte vetem nje genjeshter perpara syve te opinionit publik. Ne bashkebisedimin me gazetaret lidershipi i opozites eshte ndalur edhe ne akuzat me lejet e ndertimit qe jane bere ne adrese te tij nga maxhoranca. Duke hedhur poshte pretendimet dashakeqe te maxhorances Rama e ka ftuar ate ne zyren e tij ne Bashkine e Tiranes per te hetuar nese ekziston ndonje leje ndertimi per Liqenin Artificial.
Deklarata
Lideri i opozites Edi Rama deklaroi se pavaresisht deklarimeve te qeverise per rritje te eksporteve dhe bumit turistik realiteti tregon se nuk ka punesim dhe rritje te ardhurash. Keshtu sipas tij qytetaret shqiptare i ndiejne mbi shpatullat e tyre pasojat e papunesise ne rritje. Shqiperia jo vetem nuk ka strukturuar nje oferte turistike por po rrenon potencialin ekonomik te turizmit - thote Rama. Lideri i opozites hodhi dyshime se ne rast se pranojme shifren zyrtare se ne 6 vitet e fundit kemi nje rritje 12 here te vizitoreve ne Shqiperi atehere duhet te gjithe bashke te gjejme se si eshte e mundur qe te ardhurat nga turizmi jane rritur vetem dy here. Sipas tij qeveria eshte e painteresuar te hape me transparence rrugen e zgjidhjes sepse eshte e interesuar ne ate qe Rama e quajti transformim ne veprimtari te organizuar kriminale per te cilen opozita do te vijoje me paraqitjen e fakteve ditet ne vijim. Rritja qe deklarohet ne ekonomi eshte vetem nje genjeshter nje produkt propagandistik pasi ne vend nuk ka rritje te punesimit nuk ka rritje te eksporteve nuk ka rritje te te ardhurave. Borxhi publik ne 8 vitet e fundit eshte dyfishuar - deklaroi Rama. Kryesocialisti u shpreh se mosrealizimi i te ardhurave ka arritur ne 185 miliarde dollare ndersa deficiti buxhetor ka arritur ne 250 miliarde dollare. Borxhi thellohet dhe do te vazhdoje te thellohet. Kredite qe qeveria do te vazhdoje te kerkoje dhe do te jete e detyruar ti kerkoje do te jene edhe me te shtrenjta se kredite e shtrenjta qe qeveria ka marre - u shpreh Rama.
Ai u ndal edhe te rritja e cmimit te bukes qe eshte denoncuar edhe nga daljet publike te deputeteve socialiste. Goditja e pare te cmimi i bukes ka ardhur si pasoje e nje koniunkture nderkombetare lidhur me cmimin e grurit dhe te dritherave ne pergjithesi. Goditja e dyte hyrja ne fuqi e akcizes se rritur per ambalazhet plastike dhe te qelqta - tha Rama. Kreu i PS-se denoncoi edhe hyrjen ne fuqi te tarifave te reja te telefonise fikse. Duke u ndalur te permbytjet ne Shkoder ai tha se qeveria nuk ka demshperblyer banoret duke i lene ne meshire te fatit.
Korrupsioni
Persa i perket denoncimit te rasteve korruptive te ministrave te qeverise Partia Socialiste paralajmeron se nuk do te terhiqet por do te vazhdoje te beje publike me prova dhe fakte. Sipas selise roze rastet e publikuara vertetojne veprimtarine korruptive ne dhenien e koncesioneve nga ana e qeverise. Transparenca me prova e fakte sapo ka filluar dhe nuk do te terhiqemi jo me kaq ton balte sa hidhen perdite permes perbaltjes se Bashkise por dhe sikur te dhjetefishohet - tha Rama. Ai tha se PS-ja eshte gati te ballafaqohet ne cdo instance ne lidhje me akuzat e saj per dheniet e koncesioneve familjareve te kabinetit qeveritar. Rastet e deritanishem te publikuara nga ne me prova dhe fakte te shpjeguara prej nesh jane nje deshmi e gjalle e ketij korrupsioni e kesaj kapjeje te shtetit e kesaj force unike shtet dhe pushtet te bera njesh dhe e sistemi te rene te drejtesise ne Shqiperi - u shpreh Rama.
4 Shtator 2010