E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Festa e Veres lehteson plaget sociale

Kryetari i PS-se, Edi Rama, i shoqeruar nga bashkeshortja Linda ka zgjedhur qe te festoje diten e veres ne qytetin e Elbasanit. Se bashku me drejtuesin e bashkise Qazim Sejdini dhe shume drejtues te larte socialiste te qarkut, Rama ka ndjekur nga afer aktivitetet e bashkise, si dhe kane marre pjese ne celjen e panairit. Rama u shpreh se kjo eshte nje feste qe simbolizon kthimin e veres dhe lehteson problemet e qytetareve.

"Kjo dite e bukur feste popullore, bashke me kthimin e diellit sherben per te lehtesuar qofte edhe per nje moment plaget sociale dhe hallet e njerezve te zakonshem qe ne dite si keto besoj qe ndjejne edhe me shume nevojen "Per nje Rilindje Shqiptare". Qe vuajne papunesine dhe kane nevoje per punesim real, qe duhet te paguajne taksa me shume se te pasurit dhe kane nevoje per nje taksim te ndershem. Qe e kane te pamundur te marrin sherbime ne spitale, sepse nuk kane leke dhe kane nevoje per sherbime publike, sipas nevojes, jo sipas mundesise per te paguar", - tha Rama. Ai u shpreh se opozita synon te ndertoje nje kapitull transformues. "Ne Elbasan, ne, fale qeverisjes vendore kemi bere te mundura disa ndryshime te rendesishme. Por qofte per qytetaret e Elbasanit, qofte per qytetaret e gjithe Shqiperise duam dhe do te hapim nje kapitull te ri transformues 'Per nje Rilindje Shqiptare' qe keto dite feste te mos jene thjesht nje dite e bukur permes nje rrugetimi ne mjegull dhe ne gri, por te jene dite brenda natyrshmerise se nje rrugetimi te bukur te te gjithe shqiptareve", - u shpreh Rama."

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›