E Diel, 1 Nëntor 2026

Mijera qytetare ne rruget e Tiranes, urohen nga Basha Luljeta Ndoka



Qindra e mijera qytetare, jo vetem nga Tirana e periferite e saj, por edhe nga rrethet si dhe nga shqiptare qe jetojne ne trojet shqiptare jashte kufijve, kane zgjedhur ta festojne diten e veres ne kryeqytet. I zbukuruar me se miri me te gjitha ngjyrat e pranveres, kryeqyteti ka terhequr aq shume vizitore sa ishte pothuaj e pamundur te depertoje permes turmes. Interesimin e madh te qytetareve per te shijuar ato cka bashkia ka ofruar per ta e ka pershendetur kryebashkiaku i Tiranes, Lulzim Basha, i cili i ka uruar qe te gjithe per nje vere sa me te mbare e te bollshme. "Te nderuar miq dhe te ftuar qe keni ardhur sot, Diten e Veres, te kesaj feste te lashte qe shqiptaret e festojne anembane ku flitet shqip, keni ardhur nga te gjithe trevat shqiptare, stergjyshore, nga Cairi i Shkupit, nga Ulqini, nga Tetova e natyrisht nga Kosova, gezuar Diten e veres", - ka qene urimi qe Basha u ka drejtuar te gjithe te pranishmeve. Ai u shpreh se pjesemarresit ne aktivitete kane bere zgjedhjen e duhur, sepse dje Tirana ka hapur dyert, zemrat, shpirtin e saj bujar, mikprites, per t'i ofruar te gjithe banoreve te saj shansin per te festuar kete dite, diten e largimit te dimrit, te fillimit te ngrohjes pranverore te tokave, qyteteve tona, te shpirtrave tane, zemrave e shtepive tona. "Ne kete dite te vecante dhe ne kete vit te vecante te 100-vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, une jam vecanerisht i lumtur qe Tirana, kryeqyteti i Shqiperise dhe qyteti me i madh i shqiptareve, te mireprese si pjese e festimeve te Dites se Veres 100 biznese shqiptare kombetare, nga te gjithe trojet shqiptare, produktet e tyre, te cilat na bejne krenare me cilesine e larte, me shijen e tyre te rralle dhe qe kane ne cdo qelize te tyre mundin, punen dhe dashurine e motrave dhe vellezerve tane, pavaresisht nese jane prodhuar ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Presheve apo Mal te Zi", - tha basha. Ne fund, ai ka perseritur edhe njehere urimin per diten e veres, duke theksuar se ashtu sic solli dje dielli drite dhe gezim, sjellte drite e gezim ne jetet dhe familjet e te gjitheve. "Qofte nje vere e mbare per te gjithe qytetaret e Tiranes e shqiptaret kudo ku jetojne!" - perfundoi Basha. Qe ne oret e para te mengjesit te djeshem, rruget e kryeqytetit kane filluar te gumezhijne nga njerezit e shumte, te cilet kane zgjedhur te festojne ne rruget e Tiranes, duke shijuar aktivitet e shumta qe ka organizuar bashkia. Koncerte per femije, apo dhe nje shetitje e shoqeruar nga nje mengjes pranveror ne parkuan "Rinia". Kjo ka qene nje pjese e panorames qe ka ofruar dita e Veres ne kryeqytet. Por korniza e kesaj feste, krahas atmosferes jane urimet dhe gatimet tradicionale qe kane pergatitur amvisat shqiptare, ku epiqendra e gjithckaje eshte embelsira e ballokumes. Aktivitet e organizuara nga Bashkia e Tiranes i kane shtuar kesaj dite gjallerine, gezimin dhe optimizmin qe sjell Pranvera ne qytetin tone. Dekori me lule shumengjyreshe i perdorur per here te pare i ka dhene nje pamje shume festive kryeqytetit. Familjaret, femijet dhe te rinjte kane gjetur hapesirat e tyre te argetimit dhe festimit te Dites se Veres ne Tirane. Banda e Qytetit ka hapur festimet me turin e saj qe ka nisur nga Bashkia e Tiranes per te vijuar deri ne Sheshin "Nene Tereza".

Dita e Veres ne rrethe, shetitje, piknik dhe udhetime ne pikat turistike

Per ata qe nuk kane pasur mundesi te udhetojne drejt Tiranes dhe Elbasanit, qe ishin epiqendrat e festimeve te Dites se Veres, kane mjaftuar udhetimet ne pikat turistike te qyteteve te tyre. Pikat e preferuara kane qene Viroi, Kodrat e Kalase se Shen Triadhes, Antigonese, apo pikes turistike te Kerculles. Ne Vlore, atmosfera ka qene e vaket, pasi pjesa me e madhe u nisen drejt kryeqytetit dhe Elbasanit. Kurse ata qe mbeten, preferuan bregdetin. Edhe bashkia nuk kishte planifikuar festime ne axhenden e saj, teksa qyteti ishte i perqendruar te ndeshja e kupes me rivalet e Skenderbeut. Pati edhe familje qe iu gezuan shetitjeve apo drekave ne restorantet e Rradhimes, Orikumit, Llogarase apo ne fshatin Narte. Kurse ne Shkoder, meqenese ishte edhe dite pushimi, jane vene re shume qytetare qe kryenin shetitje pergjate pedonales dhe te tjere ne zonen e kalase apo Shiroke. Edhe ne Korce qytetaret u perfshine ne festime me zjarret e mbremjes se marte dhe vijuan me shetitje dhe piknik ne zonat turistike. Kush nuk udhetoi ne Tirane dhe Elbasan, ka zgjedhur zonen e Voskopojes. Kurse ne Elbasan ka qene epiqendra e festimeve, nga nxenes te shkollave e femije, tek studente, intelektuale, njerez te artit dhe politikes. Me konkurse, panaire, koncerte dhe ekspozita te shumta. Ne cdo cep te qytetit viheshin re ballokumet me shumice, embelsira tradicionale e qytetit dhe xhirot tradicionale ne sheshin "Gensher".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›