E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lotet e PS per te perndjekurit, njelloj sikur PD te qante bllokmenet"

Reagimin e Partise Socialiste per te perndjekurit politik ministri i Drejtesise Eduard Halimi e ka cilesuar si veprim hipokrit. Sipas Halimit kjo parti duhet te kerkoje falje qe masakroi qindra gra e burra per 50 vjet. Nga ana tjeter ministri siguroi se te perndjekurit politik jane prioritet i qeverise per nje demshperblim te plote. "Veprimi me hipokrit qe mund te beje nje force politike, qe mund te beje ish-partia komuniste apo Partia Socialiste qe per 50 vjet masakroi me qindra gra burra dhe femije. Veprimi i pare qe mund te beje PS eshte te kerkojne falje publike per krimet e bera. Per 8 vjet, PS dha zero leke per te perndjekurit, zero skeme pensioni per pensionet. Eshte e papranueshme qe pas gjithe asaj odiseje te dalesh dhe te hedhesh lot krokodili per te perndjekurit. Lotet e PS per ish te perndjekurit, njelloj sikur PD te qante per ish-anetaret e byrose politike", - tha ministri.

Sipas Halimit eshte zgjeruar spektri i perfituesve te demshperblimit dhe kjo ne saje te dialogut qe PD ka me te perndjekurit. "Kemi zgjeruar spektrin e perfituesve te skemes se demshperblimit. Zgjerimi i grupit do te sjelle nje sere kerkesash te reja. Per kestin e pare nuk ka me kerkesa per te bere. Shperndarja e kestit te dyte fillon me 26 mars per 11 500 te perndjekurit qe kane marre kestin e pare. Te paret qe do marrin do te jene te gjithe personat te mbetur gjalle mbi 65 vjec sipas radhes kronologjike qe kane marre kestin e pare. Pasi te mbarojne keta qe jane mbi 65 vjec do te vazhdohet me pjesen tjeter sipas radhes kronologjike qe kane marre kestin e pare. Procedurat per shperndarjen e kestit te dyte kane zero burokraci. Por ministria e Drejtesise mbetet e angazhuar per te perfunduar shqyrtimin per 30 dite. Mund te kete shume persona qe jane varur nga komunizmi dhe per te cilet nuk ka pasur vendim dhe do te demshperblehen.

Ministri reagon dhe per aktet e dhunes nga disa te perndjekur kundrejt zyrtareve te PD-se. "Respektoj cdo ish-te denuar politik, por secili qe kryen veprime ne kundershtim me ligjin duhet te perballet me te dhe me sistemin e drejtesise". Instituti i te perndjekurve politik dhe shoqatat e tyre kane kerkuar zgjerimin e periudhes se klasifikimit te krimeve te komunizmit, ndersa Halimi komentoi se, "Jemi te vendosur per te demshperblyer te perndjekurit. Cdo person qe eshte shtruar ne spital psikiatrik per arsye politike do te perfitoje nje shume prej 2 mije lekesh per cdo dite qendrimi. numrit i ketyre perllogaritet rreth 200 persona. Te perndjekurit kane nje dialog te jashtezakonshem me qeverine.

Ata kane percaktuar dhe kerkuar skemen e shperblimit te viteve te burgut ne saj te dialogut konstruktiv mes PD dhe te perndjekurve. Ne zyrat e Ministrise se Drejtesise jane paraqitur rreth 21 mije kerkesa, 4 mije kerkesa per telet me gjemba dhe internimet, 11 500 kerkesa jane miratuara dhe kane marre kestin e pare, 2 mije kerkesa te pushkatuarve pa gjyq", vijoi Halimi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›