Berisha: Pas pak javesh, drita e tunelit del ne Tirane Eva Gjura
Dita e Veres ishte nje mundesi e mire per shefin e qeverise, per te njoftuar se brenda pak javesh, tuneli i shumepritur nga gjysma e Shqiperise, do te shohe driten mes Elbasanit dhe kryeqytetit. I gjendur dje se bashku me te shoqen Lirie dhe mbesat e tyre, ne Elbasan per te marre pjese ne kremtimet e Dites se Veres, ne feste pagane tradicionale qe me se shumti festohet ne kete qytet, z.Berisha u ndal dhe ne autostraden e re qe pritet te lidhe dy qytetet kryesore te Shqiperise se Mesme. "Ne festojme me mire se kurre, te dashur qytetare dhe qytetare te Elbasanit, se vetem pak jave na ndajne nga dita kur drita e tunelit do te dale ne Tirane dhe vitin e ardhshem Tirana do te derdhet ne Elbasan, ne 14 mars, ne kryeqytetin e vet, i cili ne kete dite eshte Elbasani", - deklaroi z.Berisha.
Ne viziten tek panairi i pervitshem, kryeministri foli per zhvillimet ekonomike ne vend dhe ato neper bote, duke konstatuar se mes tyre ka kontraste te medha. "Festojme me mire se kurre sepse ne nje stuhi te fuqishme ekonomike, ne nje krize te thelle shumeplaneshe qe ka pllakosur ekonomite e Evropes dhe te botes, ekonomia shqiptare mbetet edhe ne vleresimin me serioz te bere vetem tre dite me pare, ekonomi e qendrueshme, ekonomi qe rritet, ekonomi qe krijon vende pune, ekonomi qe rrit gjithnje e me shume prodhimin", - tha kreu i ekzekutivit. Dhe duke i meshuar faktit sipas tij, se ndodhemi ne "nje stuhi te fuqishme ekonomike" dhe "krize te thelle shumeplaneshe qe ka pllakosur ekonomite e Evropes dhe te botes", z.Berisha siguroi se "ekonomia shqiptare mbetet edhe ne vleresimin me serioz te bere vetem tre dite me pare, ekonomi e qendrueshme, qe rritet, krijon vende pune dhe rrit gjithnje e me shume prodhimin".
"Ne festojme me mire se kurre sepse ne rast se ne 4 vitet e fundit, ligji dhe rregulli ne mbare Evropen ishte ulja e rrogave dhe pensioneve, Shqiperia ishte perjashtimi. Shqiperia ia doli te rrise rrogat dhe pensionet cka perben nje domosdoshmeri, por edhe nje arritje shume te madhe", - theksoi kryeministri.
Ne vijim, ai leshoi dhe nje mesazh optimist direkt per biznesin: "Une vij ketu sot per t'iu premtuar ju, se qeveria do te beje gjithcka per mjedisin dhe klimen me miqesore ndaj jush, se qeveria do te vazhdoje te gjitha perpjekjet per te zgjeruar hapesirat e lirise suaj, me besimin me te madh qe kjo eshte rruga me e sigurt e zhvillimit dhe prosperitetit te vendit, kjo eshte rruga me e sigurte e krijimit te vendeve te reja te punes". Kete premtim Berisha e beri duke argumentuar se "kjo eshte rruga me e sigurt e kalimit te Shqiperise dhe shqiptareve nga vend me te ardhura te mesme, te larta, ne vend me te ardhura te larta".