Prifti: Pishman për videot, humba unë
Dritan Prifti deklaroi dje, gjatë një interviste në emisionin “Debat”, të gazetarit Alfred Peza u shpreh se është bërë “pishman” për publikimin e videos. Në këtë intervistë, Prifti rrëfen se me Ilir Metën edhe mund të bashkëpunojë në një llogore, por jo pjesë e një formacioni politik.
Zoti Prifti, pasi u larguat nga qeveria dhe nga LSI pas atij debati dhe atij raporti të vështirë që u krijua me kryetarin e LSI-së, njëkohësisht ish-zëvendëskryeministër Ilir Meta, pse vendosët të bënit publike videon aq të njohur midis ju të dyve?
Është histori e gjatë për t’i shpjeguar të gjitha arsyet. Por, për vetë arsyet personale të një miqësie të tradhtuar dhe të thyer, të një largimi: Çohu ti nga kjo karrige të ulem unë. Me padurim priste ditën që unë të shkarkohesha, që unë do të varrosja gjyshen, që më vdiq atë ditë për të bërë mbledhjen e Kryesisë. Për shumë histori që vërtiteshin rreth mënyrës së largimit unë kisha një problem të krijuar personal. Por, arsyeja kryesore e publikimit ishte se unë dola në opozitë dhe si çdo opozitar mendova të kontribuoj për të ndihmuar opozitën për të rrëzuar qeverinë. Më mjaftoi një vit në qeveri për t’u kuptuar se çfarë qeverie kishim. Disa nga gjërat që unë kam bërë dhe kam thënë kanë sjellë burgosje njerëzish, zhdukje personash, lloj-lloj historish. Por, arsyeja kryesore ishte bërja e drejtësisë dhe ndihmë opozitës për të përmbysur një qeveri që për mua nuk e meriton të qëndronte më në këmbë në Shqipëri, për arsye politike.
Jeni bërë pishman që e keni bërë këtë gjë?
Për të qenë plotësisht i sinqerisht, jam i dyzuar. Dikur nuk kisha asnjëlloj pishmanlliku, tani kam sepse nuk ndodhi asgjë.
Vendimi 5 me 0 si t’u duk?
Vendimi është i pakontestueshëm. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë nuk pata asnjë deklaratë pas shpalljes së vendimit, nuk pata asnjë koment, pasi nuk ke çfarë thua për një vendim të tillë.
Ju e respektoni?
Absolutisht. Drejtësia është edhe procedurë.
Ju thatë që është vënë re se zoti Meta ka pasur një qasje krejt tjetër pas vendimit të gjykatës në lidhje me ju dhe në raportin me ju. Si e shpjegoni çfarë ka ndodhur, keni ju ndonjë shpjegim?
Edhe Meta edhe unë jemi politikanë dhe politikanët shohin përpara. Unë e shoh që Meta, të paktën çfarë ka deklaruar, e ka lënë të shkuarën prapa, unë jam në të njëjtën gjatësi valësh. Ta lëmë të shkuarën prapa dhe të shohim prapa. Unë i kam parë dhe vlerësuar qëndrimet e tij të zbutura ashtu siç jam përgjigjur me të njëjtën monedhë. Unë kam deklaruar që me Ilir Metën kam pasur 10 vjet bashkëpunim dhe një vit luftë. Shpresoj që e ardhmja të jetë një lloj normaliteti. As e kam futur unë Ilir Metën në politikë dhe nuk qëndron në politikë prej një vote që kam unë, dhe as më ka futur ai e nuk qëndroj në politikë prej tij. Nëse do të votohemi dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në politikë, ku i dihet, mund të vijë dita një ditë për të mirën e opozitës dhe të ketë bashkëpunim.
Midis jush?
Midis faktorëve opozitarë.
Kjo ishte një ftesë jo vetëm për pajtim, por edhe një bashkëpunim të mundshëm me sa kuptova?
Unë nuk bëj ftesa, se jam një person që përfaqësoj vetëm veten. Por, unë e shoh një mundësi sado të vogël bashkëpunimi me Ilir Metën vetëm në kuadrin e bashkëpunimit opozitar.
Nëse kjo ndodh një ditë mund të ndodhë vetëm...
Nëse kjo ndodh një ditë mund të jemi në një llogore, jo në një informacion politik, por në një llogore.
Është parakusht kjo për të qenë edhe në një formacion politik, apo kurrë mos thuaj kurrë?
Kjo kurrë mos thuaj kurrë më pëlqen si shprehje se kur e thua të jep një lloj shprese.
Si i tillë, arti i të bërit të pamundurës të mundshme, a do të jetë e mundshme, keni ju indicie të tjera përtej anës publike të një takimi të mundshëm me Metën apo kjo është e parakohshme?
Si politikanë nuk përjashtoj absolutisht bashkëpunimin.
Është folur se keni video etj,. i keni vënë kapak kësaj historie?
I kam mbyllur të gjitha historitë sepse prej kësaj nuk fitoi askush dhe unë që në fillim e kam thënë do nxjerr një për provë. Për të parë a funksionon sistemi në këtë vend apo jo. Sistemi nuk funksionoi, unë nuk mund të vazhdoj të nxjerr sytë e mi. Ka mbaruar historia e videove.
Përfundimisht?
Përfundimisht njëherë e përgjithmonë.
Keni pasur oferta për në qeveri?
Kam pasur oferta me data dhe me pozicione. Po çfarë rëndësie ka, unë me vullnet të plotë kam zgjedhur rikthimin në opozitë. Shumica e votuesve të mi janë të majtë, opozitarë dhe besoj se e kam të ardhmen më të thjeshtë duke qenë në këtë pozicion që jam. Nuk do të doja të hyja në oferta konkrete a kam ofertë nga PS a kam ofertë nga dikush tjetër sepse do të lindin xhelozi që nuk duhet të lindin dhe s’ka nevojë që të ekzistojnë. Por unë po të them që unë jam i majtë, do qëndroj majtas, dhe e vetmja gjë që nuk kam për të bërë asnjëherë është të kaloj me PD apo të kaloj me një forcë tjetër të djathtë. Tek e majta të gjitha opsionet janë të hapura që te kalimi te PS-ja, që te krijimi i një force të re politike, që te shkuarja te një forcë tjetër e së majtës dhe opsioni për ta lënë fare këtë politikë e cila për momentin ma ka shpifur. Të gjitha opsionet janë të hapura.
Një të vetme...
Vetëm një gjë është e sigurt që për mua nuk ka më në këtë jetë djathtas.
GazetaShqiptare/BalkanWeb)