Largohet Guardiola nga Barcelona

Sipas të përditshmes spanjolle “El Pais” trajneri i Barcelonës Pepe Guardiola i ka përjetuar keq sulmet ndaj tij nga ana ish lojtarit, Zlatan Ibrahimoviç dhe homologut i tij tek Real Madrid, Jose Mourinho.
“Ibrahimoviç e sulmoi në fillim të sezonës, ndërsa Murinho nuk u ndal deri në fund”, shkruan “El Pais”.
Sipas El Pais, Guardiola flitet ti ketë thënë një miku të tij se duhet të largohet edhe për shkak të moshës.
“Jam plakur. Nuk kam shumë durim. Po e humbas shpesh kontrollin”, citohet Guardiola nëpërmjet mikut të tij.
Pepe Guardiola është lojtari i Barcelonës nga viti 1990 deri në vitin 2001, ndërsa trajner i grupmoshave të reja nga viti 2002-2008 dhe më pastaj morri ekipin e pare në fillim të sezonit të vitit 2008.