E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Fitorja në Tiranë, e qartë. Të gatshëm të mbrojmë çdo votë

Në daljen e tij të parë publike pas mbylljes së procesit të votimit, Edi Rama ka thënë se fitorja e tij në Tiranë është e qartë. Ai ka thënë se tashmë pritet që të konfirmohet fitorja edhe në Shqipëri.

Rama ka thënë se PS-ja është e gatshmë 24 orë që të mbrojë çdo votë të qytetarëve. Më poshtë një pjesë e fjalimit të Ramës:

Qytetarët më votuan mua dhe Aleancën tonë. Unë nuk do ti zhgënjej ata. Fitorja jonë në Tiranë është e qartë, mbetet vetëm për tu parë thellësia e saj. Por, e bukur fitorja do të jetë edhe në gjithë Shqipërinë. Ka pasur presione të shëmtuara dhe të shumta. Por, dua të ftoj personat që po merren me procesin e numërimit të votave, të jenë vigjilentë. Nga kutitë duhet të dalë shprehja e popullit sovran. Këto ishin zgjedhjet më të mira në ekran. Por, ishin edhe zgjedhjet më të shëmtuara në realitetin e zakonshëm, pasi u shoqëruan me presion, trysninë e shtetit dhe dhunë. Këto zgjedhje kanë pasur një mospërputhje të madhe me kriteret ndërkombëtare. Të gjitha këto probleme nuk e cënojnë fitoren tonë, por e bëjnë më të çmuar. Ne jemi 24 orë në këmbë për të mbrojtur votën. U bëj një thirrje administratorëve të proçesit se duhet të garantojnë që rezultati të jetë konfort vullnetit të popullit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›