KQZ, Rama kryeson me 312 vota, për bashkinë Tiranë

312 vota për Edi Ramën, është diferenca mes kryetarëve të Bashkisë së Tiranës. Në një prononcim për shtyp, KQZ shpalli rezultatet paraprake, në bazë të votave të numëruara në 256 kuti, nga 485 të tilla.
Në këtë proces zgjedhor, për Bashkinë Tiranë, kandidati Edi Rama ka marrë 64.795 vota, kundrejt rivalit të tij Lulzim Basha, me 64.483 vota.
Kandidati i tretë, Hysni Milloshi ka tërhequr një shifër të papërfillshme, konkretisht 746 vota.