E Shtunë, 31 Tetor 2026

Digjet transformatori, 13 mijë banorë pa energji

ELBASAN Djegia e një transformatori ka lënë pa energji nëntë fshatrat e komunës Shushicë, në rrethin e Elbasanit. Sipas kryetarit të komunës Shushicë, Lutfi Lala, edhe pas komunikimit me përfaqësues të CEZ, transformatori nuk është zëvendësuar dhe nuk ka ende një informacion se kur do t’i kthehet energjia elektrike 13 mijë banorëve të kësaj zone. Për dy net, banorët janë përballur me mungesën e energjisë, por edhe të ujit të pijshëm. Mësohet se probleme me furnizimin me ujë ka pasur edhe Uzina e Mjekësit dhe disa fshatra të komunës Shirgjan. F.S.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›