E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Fund presionit të qeverisë, më mirë në autobus sesa me antiplumb

rama-qytetaretDevoll- Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar sot një miting elektoral në qytetin e Devollit, ndërsa ka premtuar se të gjithë personat që hiqen nga puna për arsye fushate, do të punësohen pas 23 qershorit. Ai ka thënë sot se qeveria ka ndërmarrë aksione për blerjen e votës.

Duke folur para simpatizantëve të PS-së, ai ka ironizuar edhe kryeministrin Sali Berisha mbi deklaratat për autobusin, duke thënë se ndryshe nga socialsitët që rrinë me qytetarët, ai mban antiplumb dhe ruhet nga 200 veta.

Kush hiqet nga puna sot do të futet menjëherë në punë pas 23 qershorit. Askush nuk duhet të trembet më, nuk ka asnjë arsye për tu trembur, ky pushtet ka rënë dhe është duke ikur, fatkeqësi për ta që nuk dinë të ikin me nder. Kjo është fatkeqësia tyre e ne nuk i ndihmojmë dot, por kemi vetëm detyrën ti mundim me votën masive të shqiptarëve që duan Rilindjen. Saliu merret përditë me autobusin tonë, merret përditë me autobusin tonë dhe e përgojon autobusin nuk e di për çfarë arsyeje. Por, ajo që di me siguri është se më mirë me autobus si gjithë qytetarët se me antiplumb si Saliu. Më mirë me autobus me vajza e djem që bashkë me ne udhëtojnë në të gjithë Shqipërinë për Rilindjen se sa me një çete më 200 roje, si Saliu. Antiplumb po, çetë me 200 roje po, po çfarë ke bërë more Sali që të ruajnë kaq shumë se nuk e kuptoj? Pse duhet të të ruajnë kaq shumë? Pse të mos marrësh dhe ti autobus? Pse të mos udhëtosh dhe ti me njerëz të lirë, vajza e djem që nuk duan tia dinë fare për presionet e drejtorëve të tu, me deputetë që vijnë për të trokitur derë më derë e për të sjellë programin dhe zotimin për Rilindje. Jo me deputetë si ata që Saliu i ka sjellë Korçës që nga Ridvani i doganierëve deri tek Fatmiri i Gërdecit,- tha kryesocialisti.

Rama ka prekur sërish çështjen e dërgimit të mesazheve në telefonat celularë, ku sipas tij kryeministri një të tillë i kishte dërguar edhe atij, ku kërkonte sugjerime për fushatën. Rama tha se tani është koha që ai të heqë antiplumbin dhe të bëhet një gjysh i mirë.

Rama në Korçë: Pas 23 qershorit do tu çlirojmë nga robërit e pushtetit

Ndërkohë gjatë pasdites ai u ndal në qytetin e Korçës ku zhvilloi një takim me qytetarët. Rama u shpreh se Partia Socialiste më 23 qershor do të çlirojë qytetarët nga robërit e pushtit.

Kjo është fushata kur çdo vajzë apo çdo djalë, duhet të bëjë gjithçka për të cliruar prindërit që janë robër të pushtetit. Çdo vajzë dhe çdo djalë duhet te përfshihet në fushatë. Sot isha në ambasadën amerikane se duhet të marr një vizë dhe pashë një poster për zgjedhjet, ku thuhej: Voto, respekto të shkuarën dhe lufto për të ardhmen,- u shpreh Rama.

Ai foli edhe mbi përdorimin e administratës për fushatë, duke thënë se kjo gjë nuk do të ndodhë më pas 23 qershorit, ndërsa premtoi investime në arsim.
Rekrutimin e mësuesve, me borde të përbashkëta. Nuk do të zgjidhet asnjë mësues që nuk do marrë votën e prindërve, do përfshijmë prindërit në përzgjedhjen e mësuesve. Shkolla do të ketë me detyrim të informojë familjet për ecurinë e nxënësve, ne do kthejmë shkollën në një qendër komunitare nga bashkëpunimi, mësues, prindër dhe qeveri,- vijoi ai.

Pogradec, Rama: Votoni për rilindjen, ndryshe do të rrënoheni

Ndërkohë gjatë padites kryesocialisti u ndalnë qytetine Pogradecit, ku prezantoi kanddatët e PS-së në këtë qytet. Ai deklaroi se ka dy alterativa votimi, ose atë të rrënimit, aose atë të rilindjes.

Do të votoni për ne që vijmë me autobus, apo për kryeministrin që vjen me antiplumb. Për ne që vijmë të shoqëruar nga këngëtarë dhe valltarë apo kryeministrin që shoqërohet nga 200 roje. Do votoni për ne që mblidhemi me njerëz të papunë, apo që edhe pse e kanë një punë meritojnë më shumë. Apo për ata që i mbushin sheshet me robërit e pushtetit. Duke i kërcënuar rrogëtarët për bukën e gojës. Për çfarë do të votojë populli për të pasur mësues të trembur, që mbahen penga nga pushteti. Apo mësues të lirë dhe jo për të kënduar këngët e pushtetit dhe për ti shkruar pas kryeministrit. Zgjedhja është e qartë, rrënim ose rilindje,- tha Rama.

Më tej ai u shpreh se 23 qershor do të ndryshojë fytyra e vendit, ndërsa tha se qytetarët duhet të votojnë për punësim, më pak taksa dhe jo për rrënim dhe borxhe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›