E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama e vuan largimin nga Tirana, se kalon as me pilulat e Pandit

berisha-kryesiaTiranë- Pas çeljes së fushatës në Peqin, kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Demokratike, ku ka bërë thirrje që e gjithë vëmendja të jetë tek qytetarët.

Shefi i ekzekutivit ka lëshuar sërish akuza ndaj kreut të opozitës, Edi Rama, duke thënë se nuk do ta shohë realitetin dhe gënjen për investimet e qeverisë.

Ka një veti ky zotëri për realitetin, pranon për realitet vetëm atë që vetëpërceton ai në mënyrën e tij çka e largon ndonjëherë, e nxjerr në ndonjë botë që nuk ekziston kurrë dhe ky është i cuditshëm se ky nuk është as ndonjë njeri i pashëtitshmëm. Ky ka qenë dhe në Gjermani madje ka dhe histori gjermane për standardin e këtij, por problemi është se del u thotë se në Gjermani ka 6 deri në 10 universitete. Rrenacak me gërma të vogla e të mëdha, por puna e tij,- tha ai.

Më tej ai u shpreh se Rama dështoi me Bashkinë e Tiranës, ndërsa u shpreh se e vuan ende largimin nga kryeqteti, pasi kryesocialisti kandidon në Vlorë.

Largimi nga Tirana po e vuan shumë këtë moment, sipas banorëve të autobusit, ata e thonë, Pandeliu po i jep pilula optimizmi, por ai nuk po e kalon dot. E la Tiranën me 255 km rrugë të pasfaltuara,- tha ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›