E Diel, 1 Nëntor 2026

Imami: PD, forca politike që hiqte vargonjtë e komunizmit - po kjo forcë politike do integrojë Shqipërinë në BE

28-05-2013 / Gazeta 55

Kandidati i PD në Qarkun e Elbasanit, Arben Imami zhvillon takime me banorë të komunave Sult dhe Tunjë, në rrethin e Gramshit: “Gjatë 4-viteve të ardhshme do katërfishohen subvencionet për bujqësinë”


Në vijim të turit të takimeve, kryesuesi i listës së kandidatëve të Partisë Demokratike, për deputetë të Qarkun e Elbasanit, Arben Imami është ndalur në një takim me banorët në komunën Sult, në rrethin e Gramshit, i shoqëruar nga kandidatja për deputete e kësaj zone, Irena Progni. Z.Imami u shpreh se gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike bujqësia në vend ka marrë një hov të jashtëzakonshëm zhvillimit, ndërsa premtoi se mandatin e ardhshëm, do të katërfishohen subvencionet. “Ajo që shihet dhe kuptohet në këtë zonë të Sulovës, si edhe karakteristikë përveç traditave të mira të trimërisë dhe luftës është puna, çka na detyron të realizojmë detyrime edhe më të mëdha. Në këto tetë vite fshati shqiptar dhe bujqësia ka ecur shumë, dhe përparimi ka ndodhur për shkak se ne e kemi pasur në gjendje të vëmendjes sonë si qeveri bujqësinë dhe zonat rurale. Nëse rruga ka shkuar në Kodovkjat nuk ka shkuar ende në Kukur, nëse sot kryeministri përuroi rrugën e Pishajt me Proçanin kemi edhe dhjetë kilometra për të arritur në Poroçan, sepse e gjithë Shqipëria është e jona”- u shpreh Imami. Ai theksoi se zonat rurale kanë qenë në qendër të politikave të qeverisë, duke ndërhyrë në infrastrukturën rrugore, e cila ka krijuar mundësinë që midis prodhuesit dhe tregut kostot e transportit të ulen, të arrihen më me shpejtësi dhe në mënyrë më të organizuar kjo lidhje midis prodhuesit dhe tregut. “Ne si shqipëri në këto katër vite kemi arritur një arritje 33 përqind e prodhimit bujqësor, dhe i dedikohet në rradhë të parë punës së fermerëve tanë, por padyshim edhe politikave të qeverisë. Djemtë tanë shkonin punonin në Greqi sepse puna nuk kishte vlerë këtu në vendin tonë, dhe politikat për mbrojtjen e prodhimit bujqësor bënë të mundur që puna dhe prodhimi në bujqësi të jetë me interes. Ne kemi nisur një program për një Shqipëri rurale që të jetë e ndryshme nga ajo që ishte para tetë vjetësh, qoftë për shkollat, qendrat shëndetësore, ujërat e zeza, etj. Sepse ky program i madh për një shqipëri rurale tjetër ku të jetohet në mënyrë të njejtë si në fshat dhe qytet, ku fshati nuk është më fshat por është një qendër e banuar dhe që merret me aktivitet bujqësor është një program që do të finalizohet në këtë mandat. Ne kemi bërë dhe do të vijojmë të bëjmë politika të posaçme për mbështetjen e prodhimit bujqësor. Kemi një program tashmë qeveritar për mbështetjen e bujqësisë me të gjitha inputet që do të thotë ne kemi hequr TVSH e cila do t’ju kthehet mbrapsht ju prodhuesve bujqësor për naftën, farërat, plehrat kimike, etj. Dhe kjo do të ketë një ndikim në rritjen e prodhimit bujqësor dhe për rritjen e mirëqenies në familjet tuaja”- tha Imami. Vitet që vijnë, vijoi Imami, këto programe për subvencionin e sektorit bujqësor do të 3-4 fishohen, ndërsa gjithashtu, do të hapet një program i madh serioz për një infrastrukturë moderne për vaditjen e kullimit në bujqësi dhe do të vijohen edhe me politika të tjera të lehtësimit të barrës fiskale, të gjitha këto së bashku do ta fuqizojnë bujqësinë shqiptare dhe do të rrisin mirëqenien e prodhuesve dhe fermerëve. Krahas kësaj, shtoi Imami, ne kemi marrë edhe masa të tjera për nxitjen e zhvillimit të vendit, ku e vuri theksin tek investimi i një nga veprave më të mëdha publike, investimi i rreth një milliard euro në kaskadën e Devollit, që sipas Imamit do të rrisë numrin e të punësuarve në më shumë se 5000, ku do të ndikojë që Gramshi mbas katër vjetësh nuk do të ngjajë fare nga Gramshi që shohim sot, duke përmendur këtu edhe rrugën e re që do të bëhet duke rritur zhvillimin ekonomik të kësaj zone. Ndër të tjera Imami u ndal edhe tek integrimi i vendit, ku qeveria është impenjuar për të marrë statusin e vendit kandidat. Status që sipas Imamit është i lidhur me diçka shumë të rëndësishme, me subvencionimin e fermerëve, shokollave shëndetësisë e kështu me radhë. Duke ftuar banorët e komunës Sultë që të votojnë PD në 23 qershor, Imami vlerësoi modelin e kësaj partie në sajë të investimeve si dhe dyfishimit të rrogave, uljes së papunësisë, rritjes së rrogave dhe pensioneve të cilat sipas Imamit janë më shumë se dyfishuar ashtu sikundër edhe rroga e mësuesit, dhe siç ka premtuar kryeministri rrogën e arsimtarit në katër vjeçarin e ardhëm do ta çojmë në 700 dollarë. Kjo është një rrugë e mbarë një rrugë ku na çon atje ku kemi dëshiruar drejt integrimit dhe zhvillimit të vendit. “Ky program do të ecë sepse ne kemi investuar në rrugë, dhe ky program do të ndikojë në fuqizimin nga pikëpamja ekonomike”, tha Imami. Ai u ndal edhe tek politika e Ramës i cili tha se, “kreu i PS përpiqet ta bllokojë Shqipërinë, pasi ne nuk e kemi ende statusin drejt BE dhe marrim 28 euro në vit, në një kuptim janë 22 euro më pak për person në Shqipëri, dhe po të mendojmë se kemi 4 vjet që e humbim këtë status. Janë 266 milion euro që ne kemi humbur për këto katër vite, që po ti kishim do ti kishim bërë këto rrugë që po flasim këto katër vite, si bëmë sepse Z. Rama nuk deshi që Shqipëria të marrë këtë status, ashtu si nuk deshi që Shqipëria të liberalizohej. Vëmendja jonë ka qenë shumë më e madhe për fshatin shqiptar, Ben Blushi ka një përbuzje për fshatin dhe fshatarin, dhe nuk e pranonte si ide që mund ta dërgonim rrugën në fshat. Përkundrazi ka një diferencë të madhe, Sali Berisha ka lindur në fshat dhe e njeh punën, e njeh se ka punuar, unë nuk kam punuar ndonjëherë në bujqësi, e njoh punën e krahut po nuk njoh këtë lloj pune, dhe këtë program për bujqësinë e mendon dhe e koncepton shumë të afërt e ka shumë të qartë për veten e tij, djemtë e bllokut mendojnë për veten e tyre. Fliste Fatos Nano për fjalë të bukura po një metër rrugë nuk e shtroi, po i vjen radha edhe Malësisë, Sultës, Tunjës, Zavalinës, Stravajt, etj. Kemi 20 përqind të komunave të pa mbyllur ende por do ti mbyllim në katërvjeçarin e ardhshëm. Sa më e madhe të jetë mbështetja juaj aq më i madhe do të jetë angazhimi im personal në katër vitet që vijnë” - deklaroi më tej z.Imami.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›