Rama-Gapes: Vetem zgjedhje te lira
"E rendesishme cuarja ne fund e reformes ne drejtesi dhe asaj zgjedhore"
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama ka zhvilluar disa takime me parlamentare britanike dje, ne diten e dyte te vizites ne Londer. Rama eshte pritur ne nje takim te vecante nga deputeti Mike Gapes, kryetar i komisionit te jashtem parlamentar.
Gapes ne fillim te takimit ka kerkuar nga Rama, te mesoje rreth situates aktuale ne vend dhe zhvillimeve me te fundit politike. Kryetari i PS, Edi Rama i ka bere nje rezyme te gjate zhvillimeve me te fundit, duke e vene theksin ne anetaresimin e Shqiperise ne NATO dhe e ka cilesuar ate si nje zhvillim te rendesishem per Shqiperine. Po ashtu Edi Rama ka shprehur nevojen per te pasur zgjedhje te lira dhe te ndershme, duke theksuar domosdoshmerine e pajisjes se qytetareve me karta identiteti dhe perfundimin e regjistrit elektronik te votuesve. Kryesocialisti Rama ka falenderuar deputetin Gapes per ndihmen qe Britania e Madhe ka dhene ne pavaresine e Kosoves. "Kosova pas pavaresise ka nevoje per mbeshtetjen tuaj ekonomike. Duhet punuar ngushte me qeverine e Kosoves per te kapercyer papunesine dhe gjendjen e veshtire ekonomike ne te cilen ndodhen shqiptaret e Kosoves", deklaroi Rama.
Gapes e ka falenderuar Ramen, si lider i opozites, per maturine politike te treguar gjate fazes se marrjes se fteses per ne NATO dhe ka theksuar rendesine e cuarjes deri ne fund te reformave ne vend, duke u ndalur te reforma zgjedhore dhe ajo ne drejtesi. Mike Gapes kryetar i komisionit te jashtem parlamentar ka vazhduar bashkebisedimin me Ramen, duke folur rreth situates aktuale ne Maqedoni dhe rajon. S.P