E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet, percaktohet permes debateve ne Kod, formula e ndarjes se mandateve

Partite politike arriten te bien dakord dje per nje prej ceshtjeve me problematike te Kodit Zgjedhor, formulen e ndarjes se mandateve. Ashtu sic ishte e percaktuar ne draftin e hartuar, u vendos qe kreret e partive politike, te cilet do te kandidojne ne zgjedhje, te bejne perjashtim nga rregulli, sipas te cilit "nje kandidat per deputet te beje pjese vetem ne nje liste shume-emerore". Ne menyre me te detajuar u caktua qe, kandidati per deputet i regjistruar ne nje liste shume-emerore ne nje zone zgjedhore nuk mund te regjistrohet si i tille, ne nje zone tjeter zgjedhore. Pikerisht te kjo pike, bejne perjashtim kryetaret e partive politike, te cilet do te kene privilegjin qe te regjistrohen ne nje apo me shume zona zgjedhore. Nga ana tjeter, dhe neni 2 qe flet per ndarjen e mandateve, u mundeson serish shume lehtesira kryetareve te partive politike. Ne kete nen sanksionohet se, kreret e forcave politike, mund te shpallen deputete, qe ne momentin kur forca politike qe drejtojne, merr nje mandat deputeti. "Kryetari i Partise i regjistruar ne me shume se sa nje liste e fiton mandatin, nese lista ku ai ben pjese ka fituar mandate deputeti, si dhe ka marre numrin me te madh te votave, ndermjet listave ku kandidon kryetari", theksohet ne paketen per Kodin e ri Zgjedhor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas propozimeve te reja, tre dite pas perfundimit te procesit te animimit, nis perllogaritjen e shperndarjes se mandateve, bazuar ne numrin e votave te vlefshme te marra. Nderkohe qe kohe me pare eshte percaktuar dhe menyra e funksionimit te koalicioneve te perbera dhe perllogaritja e votes, sipas partive politike.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›