E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdiu, "Qytetar Nderi" i qytetit te Shkodres

"Nga sot une do te jem qytetari me i ri i Shkodres dhe kjo per mua eshte nder i madh dhe privilegj qe pakkush mund ta kete". Shume i emocionuar, Presidenti kosovar, Sejdiu ka thene keto fjale ndersa merrte nga Kryetari i Bashkise Lorenc Luka titullin e "Qytetarit te Nderit" te Shkodres. Nje jave me pare Keshilli Bashkiak i Shkodres i ka akorduar presidentit te Kosoves Fatmir Sejdiu, titullin e larte "Qytetar Nderi". Sejdiu eshte pritur nga autoritetet me te larta te pushtetit vendor dhe atij qendror ne Shkoder ndersa ka vleresuar nderin qe i eshte bere. Ai ka theksuar se Shqiperia ka bere mjaft ndryshime gjate ketyre viteve, ashtu sic kane enderruar gjithnje te gjithw shqiptaret, per breza te tere. "Shkodra eshte pjese e ketij transformimi pozitiv qe po rikthen shkelqimin e dikurshem si kryeqender ekonomike, kulturore dhe e turizmit ne tere veriun e Shqiperise", ka thene Sejdiu. Sipas tij, mes Shqiperise dhe Kosoves eshte krijuar nje fryme e mire bashkepunimi qe, natyrisht duhet shfrytezuar nga komunitetet e biznesit, ne te dy vendet. "Shkodranet dhe biznesmenet jane te mireseardhur ne Kosove. Tani qe Republika e Kosoves eshte lire dhe e pavarur jane shtuar mundesite e bashkepunimit me projekte te perbashketa. Shkodra, si nje arterie e madhe e gjithe kesaj, ka shume cfare te ofroje dhe shkodranet e dine mjaft mire kete. Ne po punojme, ne mes nesh nuk do te kete me kufij ndares" ka thene Sejdiu. Titulli i late i eshte akorduar presidentit kosovar, nga kryetari i bashkise se Shkodres, Luka. R.LL


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›