Rama Gati per dialog BE ndermjetese
Dy dite perpara se ne Shqiperi te rivije per te dyten here brenda disa ditesh negociatori europian Miroslav Lajcak per te negociuar mes paleve, kryetari i opozites eshte shprehur i hapur per dialog. Edi Rama tha se eshte ne filozofine e forces politike qe ai drejton zgjidhja permes dialogut.
"Jemi gati të dialogojmë e të kërkojmë kompromisin në të mirë e interes të Shqipërisë e shqiptarëve, çdo mik e partner i këtij vendi që ka sot vullnetin për të ndihmuar në rrugën e vendosjes së dialogut politik dhe të kërkimit të një kompromisi real e të qëndrueshëm gëzon respektin, mirënjohjen e mikpritjen tonë në çdo çast", tha Rama.
Por ne kushtet kur nje zgjidhje e re per shqiptaret eshte ende larg, opozita do te beje detyren qe i takon, te jete bashke me shqiptaret dhe ne kerkim te zgjidhjeve per ta, deklaroi kreu i opozites duke ftuar qytetaret ne protesten e kater shkurtit qe do te zhvillohet paralelisht ne kater qendra te medha te vendit, Tirane, Vlore, Korce dhe Lezhe.
"Tirana, Lezha, Vlora e Korça janë thirrur në demonstratë të premten 4 shkurt për të shprehur kundërshtinë me regjimin e kusarisë, për të kërkuar dorëzimin e 6 komandantëve të Gardës në prokurori, për të kërkuar rifutjen në kornizën e ligjit të Policisë së Shtetit, për të kërkuar një drejtësi të drejtë dhe një zgjidhje të re politike në emër të Shqipërisë Europiane. Një zgjidhje të re politike që i jep popullit të drejtën të shprehet me votën e vet të lirë", vijoi ai.
Rovena Moçka