E Shtunë, 31 Tetor 2026

Partia Demokratike dyshime per oferten e Rames

Demokratët e shohin me skepticizëm gatishmërinë për dialog të Edi Ramës. Sipas kryetarit të grupit të kësaj partie, Astrit Patozi, kryesocialisti ka keqpërdorur ofertat e deritanishme të maxhorancës për gjetjen e një zgjidhjeje.

"Ai nuk mund të fsheh dhe as nuk mund të lajë dorën e krimit të rëndë, pas gjoja kërkesës për nisjen e dialogut politik në Shqipëri. PD ka qenë në dialog të vazhdueshëm me zotin Rama, por zoti Rama e shfrytëzoi këtë në mënyrën më të shëmtuar dhe më të pabesë sepse ndërkohë përgatiti dhe organizoi grushtin e shtetit. ", tha Astrit Patozi, kreu i grupit parlamentar të PD.

Në konferencën për shtyp pak orë pas asaj të liderit të selisë rozë, Patozi njofton se maxhoranca nuk do të tërhiqet nga zbardhja e 21 janarit, objektivi i saj parësor i momentit.

"Shqiptarët duhet të mësojnë dhe do ta mësojnë shumë shpejt se kush janë përgjegjësit për dhunën e pashembullt, në atë mizori dhe barbari të egër gjatë grushtit të dështuar të shtetit dhe kjo është sot më e rëndësishme se gjithcka tjetër. Cdo përpjekje për spostuar vëmendjen e publikut nga dhuna e 21 janarit dhe pasojat e saj nuk e lëkund aspak përcaktimin tonë", vijoi Patozi.

Brenda javës, zyrtarët kryesorë të Brukselit do të sjellin sërisht në Tiranë negociatorin e tyre Lajcak. Ky i fundit do të përpiqet të rivendosë dialogun, aq shumë të rekomanduar në të gjithë deklarat zyrtare të Bashkimit Europian.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›