E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ngjarjet ne Vlore zjarrfikeset Kini kujdes

VLORE- Ngjarjet e njepasnjeshme te cilat ne fund te hetimeve rezultuan se kane ndodhur nga pakujdesia e vete viktimave sjellin reagim sensibilizues te repartit zjarrfikes ne prefekturen e Vlores. Tri dite me pare nje 16-vjecar humbi jeten ne rrenojat e nje fabrike. Edhe te tjera ngjarje ku moter e vella u dogjen ne banese apo ku nje zjarr i papritur ra ne zyrat e gjendjes civile apo ato te nje viti me pare ku nje e moshuar ne Babice gjeti vdekjen si pasoje e asfiksimit ne banese si dhe humbja e jetes se dy te rinjve ne nje pus ne zonen e fabrikes se cimentos. Ata u asfiksuan ne tentative per te mbledhur skrap. Duke pasur parasysh keto ngjarje sektori zjarrfikes sensibilizon qytetaret qe te jene te kujdesshem ne perdorimin e pajisjeve elektrike te gazit te qirinjve e te cdo pajisjeje tjeter te perdorimit familjar me qellim parandalimin e ngjarjeve te renda.  q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›