PE Politika te ule tensionin ne Tirane

Krerët e grupeve parlamentare të djathtë dhe të majtë në Parlamentin Europian kërkojnë uljen e tensionit në Shqipëri, si hap i parë për zgjidhjen e krizës. Kryetari i grupit të deputetëve të Partive Popullore Europiane, Joseph Daul dhe homologu i tij i partive të majta të parlamentit europian, Hanes Svoboda kanë thënë për Alsat se mesazhi më i rëndësishëm në këto momente për Shqipërinë eshtë vetpërmbajtja nga dhuna. Hapi i dytë, edhe me mbështetjen e komunitetit ndërkombëtar do të jetë një zgjidhje e pranueshme e ngërcit politik.
Joseph Daul i Partive Popullore Europiane thotë se revolucionet janë të papranueshme në një sistem demokratik, ku janë zgjedhjet ato që vendosin se kush do të qeverisë. "Do ta shohim me kujdes situaten nga afer. Kete e bejme per te mbrojtur demokracine. Per te mbrojtur qytetaret. Ne jemi me qytetaret. Duhet ndalur dhuna. Nuk jemi me ne diktature per te bere revolucion. Tani edhe ne Shqiperi dhe ne Maqedoni kemi demokraci, si dhe ne vende te tjera. Prandaj behen zgjedhje ne 4 apo 5 vjet. Kjo eshte demokracia. Ajo eshte e veshtire per t'u pranuar dhe pet t'u administruar. Nese nuk pranojme zgjedhjet e pergjithshme, atehere ja ku kemi zgjedhjet lokale. Le te fitohen keto, pastaj te diskutohet se çfare te behet per te ardhmen", tha Daul.
Ndërkohë, Hanes Svoboda në emër të Partive Socialdemokrate Europiane ka theksuar se mbështet misionin e të dërguarit të BE-së në Tiranë, Miroslav Lajcak për gjetjen e zgjidhjes për krizën në Shqipëri. Edhe ai ka bërë thirrje për shmangien e dhunës së mëtejshme, duke shtuar se ngjarjet duhet të hetohen me objektivitet dhe në mënyrë të pavarur. Në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve të parakoshme, Svoboda nuk shprehet entuziast.
“Për momentin, ka shumë tension, kundërshti në vend për të mbajtur zgjedhje të parakohshme. Do të ketë zgjedhje locale në maj, ato duhet qëtë jenë korrekte, objektive dhe të përgatiten në mënyrë të kujdesshme. Më pas mund të mendojmë për zgjedhjet e ardhshme. Por, e përsëris gjëja më e rëndësishme është të përmbahemi nga përdorimi i forcës”, u shpreh Svoboda. Mesazhi duket i qartë, ndal dhunës dhe nisje e dialogut mes palëve, pavarësisht nga përkatësitë e spektrit politik në parlamentin europian.
Gjovalin Kola Azhornuar së fundi ( e martë , 01 shkurt 2011 )