E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Godoleshi në Elbasan, i veshur nën petkun e bardhë të dëborës

TIRANË, 14 janar/ATSH/ Fshati i Godoleshit, ose siç njihet ndryshe “fshati i qershive”, rreth 6 km larg Elbasanit, është mbuluar këto ditë janari nga flokët e dëborës.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga fshati turistik, ku vizitorët nuk mungojnë këto ditë të ftohta janari.

“Godoleshi në Elbasan, i veshur nën petkun e bardhë të dëborës”, shkruan Rama.

Dëbora e rënë i ka dhënë pamje magjepsëse fshatit turistik, ku shtëpitë e mbuluara me çati të kuqe janë veçantia e tij.

Në këtë fshat prej disa vitesh është kthyer në traditë festa e frutit të qershisë, aq të dashur për të gjithë, si një mundësi e mirë për të promovuar turizmin dhe resurset e zonës.

/k.s/j.p/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›