E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Gratë në shtëpi për shkak të papunësisë


Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama gjatë një takimi me gratë e Durrësit deklaroi se realiteti i vështirë ekonomik në Shqipëri po i rikthen gratë të përballen me barrierat që u shembën që shekullin e kaluar. Deklarata e kreut të socialistëve u bë gjatë fjalës përshëndetëse në një forum të zhvilluar në Durrës. Sipas Ramës, papunësia po mbyll në shtëpi nënat e reja në pamundësi për të gjetur një punë dhe i detyron të jetojnë brenda mureve të shtëpisë , duke i kthyer gratë në objekte të një shfrytëzimi të patolerueshëm për një shoqëri të lirë demokratike. Ndërkaq, gjatë diskutimit mbi pjesëmarrjen e grave në politikë dhe barazinë gjinore, kreu i Partisë Socialiste , Edi Rama pranoi se ka një nivel më të lartë përfaqësimi të gruas në parlament. Duke pohuar se shifra është dyfishuar në krahasim me legjislaturen e kalur, Rama tha se duhet punuar për rritjen e numerit te grave në parlament.

Forumi me temë "Ne gratë e majta dhe vizioni ynë politik", ka si synim forcimin e rolit të gruas së Partisë Socialiste në politikë, nëpërmjet promovimit të figurës dhe vizionit të saj në politikë bërjen integruese gjithpërfshirëse. Të pranishëm në këtë diskutim ishin deputetë të qarkut të Durrësit e Tiranës, drejtuese të organizatave politike, institucione e private etj. Ndërsa pas Durrësit diskutimet do të shtrihen edhe në qytete të tjera të vendit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›