Menduh Thaçi: Ali Ahmeti të ikë nga politika
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi kërkoi nga kundërshtari i tij politik Ali Ahmeti që të largohet nga skena politike dhe të kthehet andej nga ka ardhur, pasi sipas tij Ahmeti ka mashtruar shqiptarët dhe ka nëpërkëmbur gjakun e dëshmorëve.
"Përfundimisht është e qartë se kjo parti dhe platforma e kësaj partie kanë marrë mbështetje të fuqishme prej krejt shqiptarëve dhe sot publikisht kërkoj që në emër të gjithë shqiptarëve të Maqedonisë, z.Ali Ahmeti për shkak të mashtrimit të madh që u bëri shqiptarëve prej tek deklarata se mbi vendin e Burmali Xhamisë duhet të ndërtohet kishë se ka pasur kishë aty e deri tek nëpërkëmbja e gjakut të dëshmorëve përfundimisht duhet të largohet, të tërhiqet dhe të kthehet atje prej nga ka ardhë", deklaroi Thaçi.