E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Grate te perfaqesohen ne Parlament

Kryetari i PS, Edi Rama nenvizon edhe njehere rendesine qe ka fakti i perfaqesimit te grave dhe vajzave ne Parlament gjate nje takimi me forumin e pedagogeve ne qytetin e Durresit.

Per Ramen, nje shoqeri e balancuar ne aspektin gjinor mund te perballoje me sukses sfiden e luftes me varferine, dhunen, injorancen, korrupsionin dhe papunesine.

“Jemi akoma ne kohe per te zgjidhur probleme qe rendojne mbi shoqerine tone, qe po i lejon vetes mbylljen ne shtepi te vajzave dhe grave ne menyre masive”, ka deklaruar Rama.

Rama tha se partia e tij do te beje te mundur qe ne Kuvend te kete 30% gra dhe vajza jo vetem ne lista. “Personalisht jam i vendosur qe PS ta respektoje kuoten 30% duke pasur ne Parlament 30% gra dhe vajza dhe jo vetem ne lista”, ka pohuar Rama.

Shefi i socialisteve, Edi Rama mendon se eshte koha per te kaluar nga deklaratat ne nje kapitull te ri ne raoprt me grate dhe vajzat dhe per te shkuar pertej kuotave te perfaqesimit ne Kuvend per te rritur pjesemarrjen e tyre ne te gjitha nivelet e administrates.

Pak kohe me pare komisioni parlamentar per hartimin e Kodit te ri Zgjedhor hodhi nje hap pozitiv ne kete drejtim kur vendosi qe 30% e listes se cdo partie ne zgjedhje te jene gra.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›