E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pervjetori i Nene Terezes

Pervjetori i peste i lumturimit te Nene Terezes eshte perkujtuar me ane te nje mbremjeje bamiresie me veprimtari kulturore, nen kujdesin e zonjes se pare Teuta Topi dhe e ideuar nga Studio Tocila.

Mbremja, e titulluar “Nene Tereza-Shenja shenjterie”, permbajti nje sfilate mode dhe nje ankand pikturash, te ardhurat e te cilave do t’u shkojne motrave te shenjores.

Ne kete mbremje moren pjese edhe kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, zonja Liri Berisha, Imzot Rrok Mirdita dhe perfaqesues te politikes dhe artit. Ne fjalen e saj, zonja Topi vleresoi figuren e Nene Terezes dhe mbremje te tilla bamiresie.

“Nepermjet ketyre aktiviteteve ne japim nje kontribut per uljen e peshes se rende te vuajtjeve. Nderojme Nene Terezen, qe u quajt nena e popujve”, eshte shprehur zonja Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›