E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Alarmi, ne greve ka te semure Rozeta Rapushi

Selia blu kritikoi ashper dje kryetarin e Partise Socialiste, Edi Rama, se ka lejuar qe ne greve urie te futen njerez me probleme te renda shendetesore. Ne emer te Partise Demokratike, zedhenesja e kesaj partie, Erla Mehilli, tha se Rama nuk lejon qe autoritet zyrtare shendetesore te hyjne ne cadra dhe te asistojne grevistet e urise per shendetin e tyre. “Kete proces, Rama, ja ka besuar militanteve fanatik te Partise Socialiste, te cilet fshehin sipas urdhrave te Rames cdo problematike shendetesore te grevisteve. Ky akt i shemtuar dhe i paprecedent edhe ne burgjet e diktaturave me te egra, deshmon qarte edhe nje here se cfare jane te afte te bejne Edvin Kristaq Rama, Gramoz Ruci dhe pinjollet e tjere te bllokut me qeniet njerezore”, akuzoi Mehilli. Sipas saj, ne greven e urise ka edhe individe te semure me diabet sheqeri, me semundje veshkash, me semundje te renda deri ne epilepsi apo ulcera stomaku, semundje te cilat ne kushtet ku Rama i ka burgosur ata kercenojne rende jeten e tyre. “Partia Demokratike i kerkon Edi Rames dhe Gramoz Rucit, te lejojne urgjentisht autoritetet zyrtare shendetesore te bejne kontrollin e gjendjes shendetesore te grevisteve dhe ju rikujton atyre se keta njerez jane viktimat e tij, por jo kavie qe ai te mund t’i trajtoje si placka personale”, tha ajo. Nga ana tjeter, edhe deputetja e PD-se, Ledina Aliolli, i kerkoi si nene kreut te opozites qe te nxjerre nga greva e urise te gjithe nenat e femijeve. “A ke shpirt ti Zoti Rama, a ke zemer? A e di ti zoti Rama se sa fort dhemb ne shpirt zeri i dridhur i vogelusheve. Zoti Rama, me zemer nene, te them sot se per nje nene, femija eshte i pari. Nje foshnje nuk kupton se cfare eshte “kutia”, Zoti Rama. Kutia e vetme qe ai deshiron eshte prehri dhe gjiri i nenes se tij. Mos ua shkul nga gjiri femijeve nenat, per ti futur ne greve urie. Mos u shkul nga krahet nenave driten e syrit, femijet”, tha Aliolli. Sipas saj, vetem nje katil mund ta beje kete, te fuse ne greven e urise nena me femije. “Rama cliroji nenat nga burgu ku i ke futur dhe lejoji te rrine me te vegjlit e tyre. Eshte deshperuese, eshte mizore, eshte e pafalshme kjo qe po ben zoti Rama. Per gjithcka, ti je pergjegjesi”, akuzoi ajo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›