E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlande pafajesi agresorit VIP te shqiptarit

Shpeshhere ne Britanine e Madhe perballja e personave publik me drejtesine kthehet ne teme debatesh per denimet minimale apo mosdenimit prej gjykatave.

I tille eshte edhe rasti i ish-kampionit te botes ne boks irlandezit Steve Collins i cili goditi me grusht nje emigrant shqiptar ne Irlande duke i thyer tre dhembe.

Gjykata kriminale ne Dublin e ka shpallur te pafajshem per te dyten here Collins i cili akuzohej per demtime te rrezikshme trupore ndaj Adriatik Vodes.

I jane dashur vetem 35 minuta kohe jurise per te vendosur per pafajsine e ish-boksierit te dhunshem duke vene ne pikepyetje nese ky ishte nje vendim i drejte qe duhej marre.

Steve Collins ne vitin 2006 tentoi te hynte ne stadiumin nacional ne zonen VIP ku do te komentonte nje ndeshje boksi ne televizionin RTE pa patur te varur ne qafe baxhen identifikuese.

Emigranti shqiptar qe punonte si roje sigurie i ka ndaluar hyrjen duke zbatuar detyren. A e dini se kush jam Keni vetem 2 sekonda kohe ka thene Collins.

Me pas kur eshte ndeshur me kundershtine e Adriatik Vodes e ka goditur me grusht duke e rrezuar ne toke.

Ne momentin kur me goditi perjetova nje shok elektrik ka deklaruar shqiptari ne gjykate.

Pavaresisht se ai po kryente punet si roje sigurie ne perputhje me instruksionet e marra pavaresisht se u godit ne krye te detyres agresori i tij ka lene ambientet e gjykates duke u shpallur i pafajshem.

Kesaj here gjykata irlandeze nuk dha drejtesi pasi viktima ishte shqiptar por u vendos ne krah te personit qe e goditi i cili ishte nje person publik duke rihapur debatin ne Britanine e Madhe se statusi i personit VIP kthehet ne mburoje per cdo prapesi qe ata mund te bejne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›