E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Hetimi në Universitetin Bujqësor ka nisur nga Policia dhe SHISH

TIRANË, 26 shkurt/ATSH/- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se hetimi në Universitetin Bujqësor të Tiranës ka nisur nga Policia e Shtetit dhe Shërbimi Informativ i Shtetit.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama tha se “s’ka degë dhe gjethe afër apo rreth meje që i ka hyrë miza të shmangë krasitjen”.

Kreu i PS-së nënvizoi se “një arsye që pse e kam dashur aq shumë SPAK dhe drejtësinë e re që të më ndihmojë në krasitjen e kësaj peme këtu. Por fakti që Shërbimi Informativ dhe Policia e Shtetit kanë nisu atje një hetim dhe pastaj ka kaluar në SPAK, flet qoftë për faktin që jo vetëm unë nuk kontrolloj institucionet e drejtësisë siç kujtojnë të tjerë, por përkundrazi, dhe Policia e Shtetit bashkë me Shërbimin janë mbrapa shumë operacion që lavdinë e marrin të tjerët”.

Rama tha se e solli këtë shembull për të thënë se nuk ka asgjë kundër hetimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›