E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Homazh per viktimat me 28 janar

/ /

Vetem nje ore pas deklarates se ambasadorit amerikan ne Tirane Arvizu i cili shprehu keqardhje per qendrimin e kryesocialistit per mos anulim te demonstrates se re te opozites Rama tha se te premten do te behet homazh me simbolet e zise e me lule dhe qirinj per viktimat qe humben jeten ne 21 janar. Duke i mirekuptuar plotesisht per shqetesimin e posacem ne keto momente dramatike per Shqiperine dhe duke i falenderuar me gjithe zemer per perfshirjen e tyre pa rezerva ne funksion te kapercimit te situates te gjithe miqte e partneret nderkombetare te Shqiperise jam ketu per ti drejtuar ketu per ti drejtuar nje apel cdo qytetari e qytetareje te ketij vendi Kush deshiron ti kujtoje viktimat e terrorizmit qeveritar duke respektuar traditen e kesaj toke dinjitetin e ketij populli aspiratat europiane te kesaj levizjeje qytetare me rrobat e zise shqiptare me lulet e nderimit njerezor me heshtjen e dhimbjes se patregueshme eshte i ftuar te marre pjese ne homazhet e 28 janarit u shpreh Rama. Kryesocialisti i beri thirrje te hapur te gjithe qytetareve qe duan te protestojne ne heshtje ndaj asaj qe ndodhi nje jave me pare per te treguar para botes se opozita nuk eshte e dhunshme. Kush deshiron te lutet me fjalet e tij te thena pa ze bashke me kedo tjeter qe njesoj kerkon nje atdhe ku te fitoje paqja jo dhuna respekti per njeri-tjetrin jo armiqesia me njeri-tjetrin bashkejetesa europiane jo barbaria fashiste eshte i ftuar te marre pjese ne homazhet e 28 janarit. Kush deshiron ti tregoje botes mbare qe ne te gjitha ekranet e gjuhet do te percjelle homazhet e 28 janarit se shqiptaret vriten plagosen rrihen e neperkemben ne mes te Europes si te ishin te pushtuar jo te qeverisur dhe megjithate as do te jepen rrugeve te dhunes e as te fshihen qosheve te frikes eshte i lutur te vije per te ndezur qiririn e endrrave e shpresave te veta qe ishin dhe endrrat e shpresat e tre demonstruesve te paharrueshem u shpreh Rama. Ne ftesen e tij Edi Rama ka perjashtuar te gjithe elementet e dhunshem qe mund te demtojne demonstraten qytetare. Kush beson tek verberia e dhunes jo tek lotet e paqes nuk ka lidhje me rrugen tone te rezistences paqesore kush beson tek padurimi i dhunes jo tek kembengulja e paqes nuk ka lidhje me rrugen tone te rezistences paqesore kush beson tek hapja e plageve te reja per te mbyllur plage te vjetra nuk ka lidhje me rrugen tone te rezistences paqesore u shpreh Rama. Sipas tij kush mendon se rezistenca jone mund te thyhet me arsyen e forces apo me mosarsyen e terheqjes sone pa u zgjidhur asgje perseri gabohet. Kjo eshte nje rezistence qe mund te mallkohet kercenohet apo refuzohet si forme e te shtruarit te problemit po nuk mund te thyhet sepse ajo vjen nga forca e arsyes dhe realiteti i nje Shqiperie te marre peng tha Rama.

ARISTIR LUMEZI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›