Meta Te shmanget cdo lloj dhune vendi ka nevoje per bashkepunim
Kryetari i LSI-se Ilir Meta deklaroi sot se eshte e domosdoshme shmangia e cdo lloj dhune ndersa kerkon normalizimin e situates ne vend pas demonstrates se 21 janarit. Meta deklaroi se ne kete menyre jepet kontribut i rendesishem per qetesimin e situates politike ne vend. Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim mbeshtesim anulimin e manifestimit paqesor kunder dhunes qe ishte paralajmeruar per diten e shtune pasi besojme qe ne kete menyre jepet nje kontribut i rendesishem per qetesimin e situates politike ne vend dhe jepet nje mesazh konstruktiv dhe reflektues edhe ndaj kerkesave te partnereve tane nderkombetare edhe ndaj Shteteve te bashkuara te Amerikes dhe Bashkimit Europian ne vecanti per te kontribuar te gjitha forcat politike drejt qetesimit te situates politike dhe sociale ne vend per tiu shmangur cdo lloj situate e cila nuk i sherben normalizimit te situates politike dhe sociale dhe te funksionimit te institucioneve ne vend u shpreh Meta. Kreu i LSI-se tha se e ardhmja e vendit ka nevoje per kontribute pozitive qe vijne permes reformave. Gjithashtu ai e cilesoi demonstraten e paralajmeruar nga opozita per nder te viktimave te 21 janarit nje manifestim hipokrizie. shte nje manifestim hipokrizie pasi ka te beje me nderimin e viktimave te dhunes te organizuara nga opozita perfundoi kreu i LSI-se Ilir Meta.