E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Imami aktron keq për të mbuluar përgjimet ndaj opozitës dhe diplomatëve

Share

Kryetari i Partisë Socialiste ka reaguar pas sulmeve të Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, ndaj opozitës. Rama thotë se Imami nuk e fshehu dot sot përzierjen e tij në përgjimin e opozitarëve dhe diplomatëve.

Ministri i Mbrojtjes aktron keq për të mbuluar pisllëkun politik e financiar të institucionit ku bëhen përgjime e trafiqe të paligjshme.

Në Ministrinë e Mbrojtjes janë përgjuar opozitarë e diplomatë të huaj dhe sot Arben Imami nuk e fshehu dot përzierjen e tij në atë batak!

Moslejimi i kontrollit parlamentar të opozitës dhe sulmet banale ndaj saj janë përpjekje të kota për të fshehur atë që tanimë është zbuluar, tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›