Rama: Imami aktron keq për të mbuluar pisllëkun politik e financiar

Aktrim të keq për të mbuluar pisllekun politik e financiar te institucionit, ku behen pergjime e trafiqe te paligjshme. Kështu e ka cilësuar kreu i PS-së, Edi Rama, qëndrimin e Ministrit të Mbrojtjes, Arben Imami, lidhur me kontrollin e institucionit që ai drejton. Në një reagim në rrjetin social Twitter, Rama shkruan:
“Ministri i Mbrojtjes aktron keq per te mbuluar pisllekun politik e financiar te institucionit qe ku behen pergjime e trafiqe te paligjshme. Ne Ministrine e Mbrojtjes jane pergjuar opozitare e diplomate te huaj dhe sot Arben Imami nuk e fshehu dot perzierjen e tij ne ate batak! Moslejimi i kontrollit parlamentar te opozites dhe sulmet banale ndaj saj jane perpjekje te kota per te fshehur ate qe tanime eshte zbuluar”.
Ndërkohë gjatë ditës, në një prononcim për mediat, Imami ka theksuar se kontrolli i kërkuar nga opozita nuk është ligjshëm pasi kontrolli mund të bëhet vetëm nëpërmjet një vendimi.
“Opozita nuk kërkon kontroll. Duhet të respektohen procedurat. Kontolli që kërkohet që ushtrohet me dhunë kërkon të krijojë një konflikt mes paleve dhe nuk do t`jua jap këtë kënaqësi. Ligji do të zbatohet në këtë vend demokratik. Unë jam i gatshëm të jap çdo lloj informacioni” shtoi Imami.
I pyetur nga mediat në lidhje me akuzat për trafik armësh, Imami i quajti amatorizëm politik, pasi sipas tij, nuk mund të ketë trafik armësh në një vend anëtarë të NATO-s. “Ne kemi një tregëti të ligjshme të armëve dhe shitjet janë bërë transparente. Ka dy rrugë ose të shkatërrojmë armët ose ato para nga shitja e tyre ti përdorim për demontimin e municioneve” theksoi Imami.