E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Reforma zgjedhore, kryefjala e detyrimeve

TIRANE - Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu e ka cilesuar marreveshjen per reformen zgjedhore si  kryefjalen e detyrimeve per integrimin e vendit tone ne BE.

Deklarata eshte bere pas përfundimit të takimit të 5-të të Komitetit të Stabilizim-Asociimit, të zhvilluar më 11-12 korrik në Bruksel. Bregu, ne nje deklarate para mediave te pranishme vleresoi pozitivisht mbylljen me sukses te kesaj reforme te rendesishme.

Reforma zgjedhore dhe amendimet me konsensus janë kryefjala e të gjitha detyrimeve, i hap rrugën mbylljes apo ngushtimit të klimës së mosbesimit që ka ekzistuar gjatë këtyre viteve mes forcave politike. Ajo bën të mundur kthimin e një logjike tjetër në atmosferën politike shqiptare, ku opozita por edhe mazhoranca pranojnë pa kundërshtuar, por edhe pa i vënë gjobë vendit, por edhe vetes, një proces elektoral dhe një rezultat elektoral.- tha ajo.

Sipas saj, me reformën zgjedhore, heqjen e imunitetit dhe ndryshimet në rregulloren e Kuvendit do të përmbyllen reformat më madhore të pjesës politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›