E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Incidenti ne bulevard, turpi i Berishes, nje arsye per voten kunder

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, ka reaguar dje ndaj pengesave per ngritjen e podiumit nga ku do te zhvillohej mbyllja e fushates se kesaj partie, duke e cilesuar incidentin, si turp i Berishes. "Njerez te deshperuar bejne gjera te deshperuara, por kjo lloj shprehjeje primitive e deshperimit dy dite perpara zgjedhjeve, nga ana e njeriut qe qeveris Shqiperine e sapo anetaresuar ne NATO, tregon dhe nje here se sa i padenje eshte Sali Berisha per te drejtuar kete vend", reagoi Rama. Sipas tij, cdokujt ne vendin e tij te conte neper mend kete qe kryeministri ne ikje beri sot, duke shqetesuar qytetaret e ketij vendi dhe duke e vene ne pozite te veshtire Shqiperine perpara syve te te gjithe botes, qe na ndjek me vemendje ne cdo hap drejt provimit te madh te 28 qershorit. "Dhe ky turp eshte nje arsye me shume qe te gjithe te votojne ne 28 qershor, per ta mbyllur kapitullin e politikes se vjeter qe rron duke nxitur dasi e sherre dhe per te hapur nje kapitull te ri ku politika te mos na jape arsye vetem per t'u ndare ne pikepamje, por edhe motive per t'u bashkuar kur duhet si shqiptare e per t'u mirekuptuar gjithnje si qytetare", kritikoi qendrimin e kryeministrit, lideri i Partise Socialiste. Nderkohe, ai theksoi se te gjithe duhet ta dime se do ta mbrojme voten ne 28 qershor, njesoj sic mbrojten vendosmerisht lirine per t'u mbledhur e per te festuar ne kete mbremje te fundit para zgjedhjeve. Sipas tij, presionet e kercenimet e atyre qe duan ta mbajne me kercenim pushtetin, jane shembulli me kuptimplote se ky pushtet nuk e mban dot me vetveten. "Ne jemi te pergatitur e te numerojme drejt cdo vote, edhe me mire se sa ne Tirane dy vjet me pare, dhe te gjithe se bashku do te fitojme ne te gjithe Shqiperine edhe me thelle, se sa dy vjet me pare ne Tirane", perfundoi reagimin e tij, Edi Rama.

Negociatat qe sollen konsensusin

Situata ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" per pergatitjet e mitingut te djeshem te PS, u normalizuar me urdher te kryeministrit Sali Berisha. Ai ka dhene urdher te lejohet mitingu i PS-se ne oren dhe vendin e caktuar. Policia ka lene te lire vendin per ngritjen e skeles se PS-se, per mitingun permbylles. Policia beri te ditur se Partia Socialiste ne kerkesen e saj nuk ka saktesuar vendin ku do te ngrihen skelat e mitingut, pervecse eshte thene se ai do te zhvillohet ne bulevardin "Deshmoret e Kombit" ne oren 20:00, per diten e djeshme. Ndertimi i skeles se Partise Socialiste para Kryeministrise, per mitingun permbylles te fushates mbremjen e djeshme, ka shkaktuar perplasje mes krereve te PS-se, simpatizanteve te saj. I pranishem ne konfrontim ka qene edhe vete kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›