Rama: Interesat ekonomike të lidhura me familjen
“Kam disa fjalë për t’i thënë Sali Berishës. E para, të të vij turp që akuzon opozitën e mua personalisht, se nuk duam Evropën, nuk duam vizat, nuk duam integrimin, sepse si fillim, deri në moshën time, i ke shërbyer përunjësisht diktaturës komuniste, madje je angazhuar dhe ke marrë pjesë në persekutimin e internimin e njerëzve të pafajshëm”, iu drejtuar Rama kryeministrit Berisha.
Shefi i opozitës i ka bërë thirrje edhe një herë Berishës, që të hapë kutitë, duke e paralajmëruar se do të detyrohet nga populli që të largohet nga qeveria.
“Të të vij turp që kërcënon Kryebashkiakët opozitarë, me të cilët ke një llogari të hapur publikisht dhe të pret që nga e hëna e ardhshme një betejë qytetare, që uroj ta shmangësh në kohë, duke plotësuar të 5 kërkesat e apelit tonë publik. Që ta dëgjojnë shqiptarët, një nga mijëra shembujt e karakterit gjigandoman të gënjeshtrave të tua, po u them se: Bashkia e Tiranës nuk ka administratë me 4200 punonjës, por vetëm 385 nëpunës në administratë”, tha më tej ai.
Rama paralajmëroi se protesta e sotme do të jetë një manifestim i madh, paqësor e qytetar, do të jetë një shprehje e jashtëzakonshme e frymës demokratike dhe demokratizuese që karakterizon këtë opozitë.