E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Jam krenar për PS-në, do të rikandidoj

Rama ka komentuar me këtë rast zhvillimet e fundit në PS, duke zbardhur çdo dilemë në lidhje me rikandidimin e tij për postin e kryetarit, për ndryshimet në statut dhe reformën që i nevojitet PS, si dhe për opozitën e re deri në zgjedhjet e parakohshme.

"Jam krenar që sot pas nje procesi zgjedhor dramatik jo vetëm për ne socialistët, por për demokracinë në Shqipëri, partia që kam drejtuar e reformuar për 4 vjet me radhë është një hapësirë, ku ka liri për ekspozimin e pikëpamjeve të ndryshme dhe mundësi konkrete për të vënë në provën e konkurrencës demokratike çdo alternativë drejtimi, në një moment kur kjo forcë e madhe politike duhet dhe do të ristartojë", është shprehur Rama.

Më 29 gusht do të mbahet kongresi i jashtëzakonshëm i PS-së, ku kreu i saj, Edi Rama, do të rikandidojë për kreun e partisë. Ndërsa tre javë më parë Partia Socialiste zhvilloi mbledhjen e Asamblesë Kombëtare ku u njohën me dy rezoluta, njëra e përgatitur nga Kreu Socialist, Edi Rama dhe tjetra nga anëtari i kryesisë së PS-së, Ben Blushi.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›