Gjykata Apelit per krime te renda refuzon lirimin e Arben Frrokut
Familjarët e Arben Frrokut erdhën për të ndjekur gjyqin ndaj të afërmit të tyre, tashmë I arrestuar në Greqi, por nuk u lejuan të hyjnë në sallën e gjyqit. Ishte vendimi i kryesueses së trupës gjyqësore, gjyqtares Dhurata Haveri, që familjarët e Frrokut mbetën jashtë sallës së gjyqit, bashkë me median.
Edhe pse séanca gjyqësore filloi me vonesë, ajo nuk zgjati më shumë se 30 minuta. Kohë kjo e mjaftueshme, për tre gjyqtaret të cilët nuk pranuan të marrin në shqyrtim ankimin e avokatit Tonin Prendi, për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj të dyshuarit Frroku. Sipas avokatit, janë dorëzuar një sërë provash material, që provojnë se klienti I tij ndodhej në dalje të Elbasanit në momentin e vrasjes së Dritan Lamajt.
Prokuroria, pavarësisht pretendimeve të avokatit të dhënë jashtë sallës së gjyqit, togat e zeza nuk pranuan ta shqyrtonin ankimin, çka mbetet në fuqi vendimi i dhënë në mungesë ndaj Frrokut. Ky vendim tashmë i është dërguar autoriteteve të drejtësë greke, bashkë me kërkesën për ekstradimin e tij. I dyshuari Frroku, së bashku me Jak Jakun u arrestuan mëngjesin e hershëm të datës 25 shkurt në një hotel në Selanik. Pasi dyshohet se është njëri nga autorët e vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj.