Rama: Jemi në rrugë të mbarë, protesta në gjithë vendin
Gjatë një konfetrence shtypi, Rama tha se procesi i mbledhjes së firmave për hapjen e kutive po vijon me ritme të larta, ku vetëm gjatë ditës së djeshme ky numër ka arritur mbi 10 mijë.
“Mund të mbledhim fare lehtë firmat e nevojshme për hapjen e kutive të votimit duke e shtrirë procesin në gjithë Shqipërinë dhe duke mos e kufizuar vetëm në shifrën e 20 mijë qytetarëve që mund të jetë arritur tashmë. Vetëm dje u mbledhen 10 mijë firma”, tha Rama një ditë pas protestës së zhvilluar në Tiranë.
Kreu socialist ka sulmuar edhe një herë Berishën, sipas të cilit ai theu të gjitha rregullat e demokracisë. Madje ka shkuar më tej, kur ka deklaruar se Berisha ka marrë pjesë në internimin e personave gjatë diktaturës komuniste.
“Berisha konfirmoi se të gjitha normat që ekzistojnë në demokraci janë thjesht një shprehje e shkruar në letër që hidhet në plehra, ashtu siç u hodh edhe kodi zgjedhor. Berisha ka marrë pjesë në procesin e internimit të personave gjatë periudhës së komunizmit. Për këtë zotërojmë fakte dhe do t’i provojmë në momentin e duhur”, tha më tej Rama.
Lideri i opozitës ka deklaruar gjithashtu se do t’i propozojë Asamblesë së Partisë Socialiste, që kjo forcë politike të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 15 nëntorit në disa komuna të vendit.
“Do i propozoj Asamblesë për mospjesëmarrjen në procesin zgjedhor të pjesshëm i cili nuk do të ishte tjetër vetëm një zgjatim i procesit zgjedhor të deformuar të 28 qershorit“, u shpreh Rama.