Rama: Ka “rënie temperature” në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë

Kryeministri shqiptar Edi Rama i konsideroi si “rënie temperature” marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Rusisë, pasi të dy vendet dëbuan reciprokisht sekretarët e ambasadave të tyre fillimisht në Tiranë dhe pastaj në Moskë. “Mos ki merak! Thjesht ka një rënie të temperaturës! Nuk ka problem!” ju përgjigj ai pyetjes se a rrezikohet marrëdhënia me Rusinë.
Në fillim të vitit Tirana zyrtare dëboi një diplomat rus, pasi sipas saj shkelte rregullat antikovid. Në përgjigje ministria e jashtme ruse dëboi sekretaren e parë të ambasadës shqiptare në Moskë, duke e shoqëruar me një reagim të fortë. Më parë dy vendet kishin shkëmbyer deklarata tensionuese. Një ftese të ambasadës ruse në Tiranë që Shqipëria të përfitonte nga shpërndarja e vaksinave ruse për të luftuar koronavirusin, kryeministri Rama ju përgjigj me refuzim duke e quajtur si “provokim qesharak”.