E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshje te medha shiu probleme te medha ne te gjithe Shqiperi



TIRANE - Shqiperia eshte perfshire nga moti i keq por kane qene kryeqytetasit ata qe e kane vuajtur me shume kete situate. Pergjate gjithe pasdrekes dhe deri ne mbremje krahas shiut te rrembyer kryeqyteti ka vuajtur edhe trafikun qe paralizoi cdo levizje ne thuajse te gjitha akset e tij. Per me shume se 3 ore rruget dhe bulevardet kryesore te kryeqytetit kane qene te bllokuara nga trafiku. Kjo anomali ne trafik ka ardhur si pasoje e fluksit te dendur te automjeteve ne rruget hyrese dhe dalese te kryeqytetit.
SITUATA
Shiu i dendur paralizuar trafikun gjate dites se djeshme. Rreth ores 1400 ka qene thuajse i pamundur qarkullimi i mjeteve pergjate Unazes se Vogel te Tiranes segmentit nga Ministria e Jashtme pergjate ATSH-se deri ne Bulevardin Deshmoret e Kombit. Veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve ka patur mbi uren prane shkolles Teknollogjike pergjate Unazes se Madhe si dhe rrethrrotullimit prane Doganes se Tiranes deri ne hyrje e dalje te Autostrades Tirane-Durres. Reshjet e shiut te nisura prej mengjesit te djeshem kane krijuar probleme ne disa zona te ndryshme te vendit si dhe ne qarkullimin e automjeteve. Era e forte dhe reshjet e shiut kane sjelle probleme edhe ne terminalin e perpunimit te anijeve ne Portin e Durresit ku si pasoje e eres se forte dhe dallgeve autoritetet e portit jane detyruar qe te nderpresin punen deri ne qetesim te situates. Probleme jane verejtur edhe ne Portin e Vlores por situata paraqitet me e qete dhe niveli i dallgeve eshte me i ulet. Nderkohe rreshjet ne Shkoder kane rikthyer friken e permbytjeve. Niveli i liqeneve te hidrocentraleve te kaskades se Drinit ka pesuar nje rritje ndersa mesohet se kane nisur shkarkimet me nje mije meter kub uje per sekonde ne Hidrocentralin e Vaut te Dejes. Aktualisht shqetesuese mbetet vetem zona e komunes se Kelmendit ne rrethin e Malesise se Madhe e cila eshte me e prekura nga demtimet e reshjeve te diteve te fundit.
MASAT
Reshjet e shumta te shiut te rena gjate oreve te fundit kane krijuar kaosin e radhes se trafikut rrugor ne Tirane. Kjo situate eshte krijuar pas ores 1500 duke sjelle kaos ne te gjitha segmentet. Kjo gje eshte bere e ditur nga zv/Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit Muhamed Rrumbullaku. Ai tha se situata ne oret e mbremjes ka qene me e normalizuar dhe se jane angazhuar 700 punonjes policie per te zhbllokuar trafikun. Diten e djeshme qindra qytetare kane ndenjur per ore te tera ne rruge duke mos mundur te mberrijne ne destinacionin e nisur.

Vlora pushtohet nga moti i keq probleme te medha
VLORE - Furtuna e djeshme ne Vlore ka sjelle deri pamje te pazakonta. Nje automjet eshte demtuar nga renia e nje prej tabelave ne rrugen kryesore ndersa shume tabela te tjera jane demtuar jane thyer peme xhama si dhe kane mbetur pa energji shume nga zona te qytetit. Deshmitare okulare pohojne se rreth ores 1230 minuta nga era e forte nje tabele reklamash eshte shkeputur nga tarraca e qendres tregtare Riviera dhe me pas ka rene mbi automjetin tip opel me targat VL 1975 D i cili ishte duke ecur ne rrugen kryesore Vlore-Skele. Ne momentin e renies se tabeles ne automjet ishin dy persona te cilet fatmirsisht nuk kane pesuar demtime pervec disa gervishtje te lehta. Mrekullisht i ka shpetuar pjeses metalike e cila ka rene ne mjet pasagjeri pasi ajo ka rene ne drejtim te tij. Policia ka mbritur ne vendin e ngjarjes per te zhbllokuar trafikun i cili per minuta te tera ka qene i bllokuar. Specialiste te kapitenerise se portit pohojne se kushtet e motit kane qene shume te keqija. Era eshte me drejtim juglindjen me nje shpejtesi prej afro 19 m/s cka ka paralizuar edhe punen ne port. Tragetet e linjes kane mbetur ne rade ne pritje te hyrjes per ne kalate por aktualisht eshte e pamundur. Specialistet flasin per permiresim te kushteve te motit ne vijimesi por gjithsesi veprimet ne port me mjetet lundruese jane te mbyllura. Ato jane te strehuara ne rad deri ne nje urdher te dyte te kapitenerise.

Reshjet probleme ne veri te vendit
TIRANE - Rinisja e reshjeve te shiut ka shkaktuar probleme ne disa rrethe te vendit. Ne Lezhe tre komuna jane pa energji elektrike prej mengjesit nderkohe qe nuk dihet ende shkaku i nderprerjes. Megjithe reshjet e dendura te shiut nuk raportohet per zona te permbytura. Nderprerje energjie ka pasur edhe ne qytetin e Burrelit dhe disa fshatra. Uji ka shkaktuar probleme ne aksin nacional Burrel-Peshkopi si dhe segmentin ura e Matit - Klos. Bulqiza dhe Peshkopia nuk kane energji elektrike. Ne Vlore deti me force 7-8 balle ka bere qe peshkarexhat te mos dalin per peshkim nderkohe qe trageti i linjes Vlore-Brindizi nuk eshte nisur drejt Italise. Edhe ne Sarande moti i keq ka pezulluar punen per tragetet. Tragetet e linjes Sarande-Korfuz nuk kane dale ne det ndersa ne port nuk eshte ankoruar asnje mjet. Reshje shiu ka pasur edhe ne Puke dhe Shkoder por korrespondentet e Nees24 nuk raportojne probleme per permbytje apo nderprerje te energjise elektrike. E njejta situate raportohet edhe ne Rreshen Fier dhe Gjirokaster.

Shi dhe furtune per gjithe javen
TIRANE - Perkeqesimi i kushteve atmosferike qe nisi mbremjen e se dieles do te vazhdoje per gjate gjithe javes ne vazhdim. Ne vendin tone moti parashikohet te jete i paqendrueshem dhe reshje shirash nderkohe qe era do te vije duke u forcuar gjate dites se sotme. Kjo situate mund te sjelle perkeqesim te kushteve te lundrimit per te gjitha mjetet vecanerisht ne pjesen e dyte te dites kur ererat do te jene me te fuqishme. Era do te kete drejtimin ne kuadratin Jug-Juglindje me shpejtesi nga 6-8 m/sek deri 10-12 m/sek ne afersi te bregut te detit. Temperaturat e ajrit do te arrijne vlerat maksimale ne 19-21 grade celcius dhe ato minimale ne 11-13 grade celcius. Moti me shi dhe stuhi do te vazhdoje pergjate diteve ne vazhdim ndersa temperature do te shenojne renie me disa grade. Sot temperaturat ne Tirane shenuan 15 12 grade Celsius ndersa neser do shenojne zbritje me 2-3 grade. Te marten parashikohen gjithashtu reshje te dendura shiu te shoqeruara me erera te forta. Sipas parashikimit ne BalkanEeb reshjet e shiut do te vazhdojne edhe te Merkuren dhe te Enjten kurse temperaturat me 2 grade me te uleta se ditan e Marte.

Bllokohet per disa ore rruga Tirane-Elbasan
TIRANE - Reshjet e dendura kane bllokuar per disa ore aksin rrugor Tirane-Elbasan pasi lumi Erzen ka dale nga shtrati duke sjelle edhe permbytje. Rruga u bllokua edhe ne fshatin Gracen. Kalimi aty eshte bere i rrezikshem pas rrezimit te gureve. Nje aks tjeter problematik eshte ai Peqin-Elbasan ku kalohet vetem ne njerin sens te rruges ndersa sensi tjeter eshte bllokuar ne afersi te ktheses se Paprit. Bllokimi ka ardhur si pasoje e rreshqitjeve nga shpati i malit. Permbytje ka pasur edhe ne qytetin e Elbasanit ne lagjen NSHU pasi ka dale nga shtrati perroi i Zaranikes. Nderkohe qe nga permbytja rrezikohen edhe disa banesa.

23 Nentor 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›