E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Kavaja ishte ‘xhep fallco’ pa ujë dhe drita, sot është bërë qytet

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Kryeministri Edi Rama, duke iu përgjigjur një komentuesi gjatë komunikimit ‘Sy m’sy”, tha se, “me bufin e kënetës nuk ka ndonjë shans Kavaja, sepse fatmirësisht në Kavajë, ne e treguam se çfarë dimë të bëjmë dhe ku ndryshojmë me kënetën”.

Rama solli në vëmendje se, Kavaja kishte vetëm pluhur, njerëz që shisnin fara dhe të papunë, ndërsa sot Kavaja ka rilindur.

“Fatmirësisht në Kavajë ne e treguam se çfarë dimë të bëjmë dhe ku ndryshojmë me kënetën. Kur na u dha mundësia e rilindëm Kavajën. Kavaja ishte një xhep fals o Musa. Kishte vetëm pluhur, njerëz që shisnin fara edhe gjithë të tjerët shihnin nga qielli pa ujë pa drita, pa punë. Sot Kavaja është bërë qytet, pse? Se u bë kur na dha ne besimin. Kjo është e vërteta. Dhe këtë të vërtete ti s’mund ta mohosh”, u shpreh Rama.

Kreu i PS u ndal edhe edhe tek Primaret e fundit të PD-së, duke i cilësuar edhe si pseudoprimare, pasi kandidatin fitues të tyre sipas tij, “e hëngri bufi i kënetës”.

“Në Kavajë ka ndodhur diçka. Ka ndodhur diçka që unë them se mileti demokrat i Kavajës duhet ta marrë, unë them pastaj ata s’do më dëgjojnë mua natyrisht, mund të bëjnë dhe të kundërtën e asaj që them unë. Unë them që duhet ta marri si një ofendim. U çuan pra demokratët votuan atje për ato pseudo primaret, votuan, nxorën dhe kandidatin më të votuar në Tiranë dhe në fund e hëngri bufi. Ua u hëngri bufi kandidatin”.

“Tani doni bufin ta keni deputet në Kavajë një herë në dy vjet kur ka zgjedhje që zbret nga makina atje me ato flokët sikur sapo ka zbritur nga motori, ngre dy gishta se Luli të paktën kur zbriste i kishte flokët pik, apo jo? Ngre ato gishtat dhe shëndet, mirupafshim, shihemi pas dy vitesh. Mbaheni s’ka problem. Unë them që kjo punë nuk është kështu”, tha Rama.

Ai shtoi se zgjedhjet e 11 majit janë të një rëndësie të veçantë, pasi është votë për të hyrë në BE.

“Për më tepër në zgjedhjet e 11 majit nuk është çështje partish fare, si asnjëherë tjetër. Nuk ishte çështje partish në 91-92 kur u përmbys edhe zyrtarisht edhe me votë sistemi i vjetër, nuk ishte çështje partish. Shkuan valang në ’92-in njerëzit votuan për PD. Unë se kam votuar as atëherë të them të drejtën, unë s’kam votuar asnjëherë në ’91 në ’92, më vinte erë jo e mirë. Por e votuan populli, masivisht, me të drejtë se s’kishte çfarë votonte tjetër. Masivisht!

Pse e votuan? Sepse ishte një votë gjeopolitike. Për herë të parë. Që atëherë në 11 maj është një votë gjeopolitike për të hyrë në BE. A do të hysh o Musa në BE apo s’do të hysh? Apo për mustaqet e Kujtim Gjuzit do sakrifikosh veten tënde para pasqyrës që të vijë zor nesër kur të thuash “nuk votova unë për të hyrë në BE”. Se BE e fut ky që sheh këtu me PS, nuk e fut bufi i kënetës. Nuk e fusin këta kua kua kua-të e tjerë. Nuk e fusin ata shitësit e qilimave fluturues që dalin dhe ulërasin sikur të jenë kopje të vogla të bufit dhe thonë “jemi parti të reja”. Dhe shaj e shalo. Nuk e fusin ata, s’kanë lidhje ata fare me këtë punë”, nënvizoi Kryeministri dhe njëherazi  kreu i PS, Edi Rama.

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›