E Martë, 3 Nëntor 2026

Rikthehen reshjet e borës në veri dhe juglindje, ARRSH: Qarkullimi i mjeteve vijon normalisht

TIRANË, 18 mars /ATSH/ Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Veri dhe Juglindje të vendit, por pa shkaktuar probleme me qarkullimin e automjeteve, ndërsa temperaturat kanë shkuar deri në -8 °C.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale se reshje bore ka pasur në akset rrugore; Qafë-Thanë, Boboshticë-Dardhë, në Voskopojë, Korçë-Ersekë, në Valbonë, Bogë-Theth, Pukë-Fushë Arrëz-Kalimash, Kukës-Ura Zapodit.

Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë punuar për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë dhe ngricave në rrugë, si edhe të pajisen me goma dimërore dhe zinxhir kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.

/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›