Rama: Keqardhje për reagimin në tym të aleatëve, por sistemi nuk është në dorën tonë
Share
Kreu i PS-së, Edi Rama, ka reaguar në lidhje me pakënaqësinë publike të shprehur gjatë ditës së sotme nga ana e aleatëve të së majtës. Rama është shprehur se ky reagim është në tym, pasi PS nuk mund ta ndërrojë sistemin zgjedhor e vetme, duke qenë se duhet consensus.
Keqardhje për reagimin në tym të aleatëve ndaj PSs-së! PS mbron të njëjtën bindje me ta, por s’ka në dorë ta përmirësojë pa konsensus sistemin, ka thënë Rama në një reagim të shkurtër.
Në një konkerencë të parbashkët për shtyp, aleatët e majtë kanë akuzuar drejtpërdrejte Edi Ramën për prishje të marrëveshjes zgjedhore, duke u shprehur se po paralajmërohen zgjedhje si të 2009-tës.