E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aleatët akuza Ramës: Ka prishur marrëveshjen

Rama me aleatet

TIRANE- Aleatët e PS-së kane akuzuar liderin socialist, Edi Rama per prishje te marreveshjes zgjedhore.

Te mbledhur bashke, Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Nard Ndoka dhe Petro Koçi kane deklaruar se fitorja e PS-së në zgjedhjet e 2013-s është e dyshimtë, për sa kohë Rama po bën të njëjtat gabime si dhe në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009.

Sipas kreut te PSD-se, Gjinushi, lidershipi i PS-së më problem ka se si të neutralizojë apo reduktojë aleatët se sa fitoren në zgjedhje ose bërjen fitues të votuesve të majtë.

“Ashtu si disa në lidershipin e PS-së kanë më problem me njëri- tjetrin dhe urojnë humbjen e kryetarëve të radhës para fitores ndaj Sali Berishës.ka thene ai.

Nderkohe qe kreu i PDS-së, Paskal Milo ka akuzuar se po bëhen të njëjtat gabime që sollën disfatën e 2009-ës, nga e cila per fat te keq sipas tij nuk jane nxjerre mesime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›