Rama: Këshill Kombëtar për startup-et, mbështetja e sektorit nxit punësimin e mirëpaguar

TIRANË, 25 mars/ATSH-Maela Marini/ Kryeministri Edi Rama propozoi sot krijimin e një këshilli kombëtar për startup-et dhe teknologjinë, ndërsa siguroi se financimet për startup-et do të rriten nga viti në vit.
Gjatë prezantimit të fituesve të startup dhe Startup Grant2024, Rama theksoi se është e nevojshme që qeveria të kuptojë në vijimësi se çfarë ndodh, çfarë ndryshon dhe zhvillohet dhe se si mund të ndihmojë e mbështesë startup-et.
“Ne kemi Këshillin Ekonomik Kombëtar ku ka përfaqësues nga të gjitha industritë por besoj se nuk funksionon dot ai këshill në funksionin tuaj sepse ai është këshilli botës reale, ju jeni komuniteti i një bote tjetër. Mbase duhet të ndërtojmë një Këshill Kombëtar për Startup-et dhe Teknologjinë në mënyrë që të kemi vazhdimisht edhe një rrugë gjysmë institucionale edhe pse jo formale për të pasur një ndërveprim mes jush dhe qeverisë”, shtoi kryeministri.
Rama theksoi se volumi i mbështetjes financiare ka ardhur duke u rritur por mund të rritet edhe më tepër.
“Ne do ta rrisim në mënyrë të ndjeshme në vitet në vijim sepse është një lloj investimi që kthehet shumëfish në formën e punësimit të mirëpaguar dhe qëndrimit të talenteve këtu.
/a.f/