E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Këtë vit do të ndërtohen edhe 4 çerdhe/kopshte të reja

Shërbime edukative për fëmijët e moshës nga 0 deri në 3 vjeç, vëmendje e veçantë ndaj shëndetit dhe mirërritjes së kësaj grupmoshe. Kjo ishte arsyeja për të cilën kryebashkiaku Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim në ambientet e çerdhes nr. 8 të kryeqytetit, në prani të strukturave drejtuese të Qendrës së Edukimit dhe Zhvillimit të Fëmijëve, bordit të prindërve si dhe stafit të edukatoreve të përkushtuara në punën me fëmijët. Ndër projektet e pritshme për përgjatë vitit 2010, Rama deklaroi se bashkia do të përfundojë punimet për rehabilitimin e 14 objekteve çerdhe/kopshte, nga të cilat është edhe ndërtimi i 4 objekteve të reja të sistemit të integruar çerdhe/kopsht. Ndërsa për vitin e ardhshëm do të fillojnë punimet edhe për 23 objekte të tjera të sistemit çerdhe/kopsht.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›