E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Kjo nuk eshte dita e politikes. Berisha Merita e qeverise

TIRAN- Kreu i Partise Socialiste Edi Rama pak ore pas votmit ne Parlamentin Evropian te pr/rezolutes per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine e ka quajtur kete nje dite te lumtur per shqiptaret. Rama tha se muri i vizave ra dhe se kjo eshte nje e drejte qe Evropa ua jep shqiptareve. Shqiptaret vazhdoi me tej ai kane pritur kaq gjate jo per shkak te tyre por per shkak te qeverive.

Prej 20 vjetesh shqiptaret cfare nuk kane shpikur dhe hequr per te kaluar matane-tha Rama

Nderkaq duke iu referuar reagimit te Kryeministrit Berisha me heret kreu socialist tha se nuk dua te bej koment pasi kjo eshte dita e shqiptareve dhe jo e politikes qe e vonoi kaq shume kete proces.

Rama falenderoi te gjitha ata qe kontribuan ne kete proces vecanerisht euro-socialisten Tanja Fajon per raportin qe ka pergatitur. Ai shprehi besimin se edhe Franca ne nentor nuk do te ndahet nga pjesa tjeter e Evropes.



Nderkaq me heret kryeministri Berisha e quajti kete nje dite krenarie dhe dinjiteti per shqiptaret. Ky vendim sipas Berishes u bazua ne meriten e qeverise per te permbushur kushtet e vene dhe per zhvillimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.

Ky vendim eshte votebesimi me i fuqishem me suprem i tempullit te demokracise europiane ndaj suksesit te reformave te thella e te gjithanshme te ndermarra nga qeveria shqiptare. Ky votebesim historik u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj krimit te organizuar dhe shnderrimi i Shqiperise ne nje nder vendet me te sigurta ne rajon e me gjere. Ky vendim epokal u be i mundur nga lufta me zero tolerance ndaj korrupsionit. Vota e sotme u be e mundur nga zgjedhjet e 28 qershorit respektimi i plote i te gjitha lirive politike dhe lirive te tjera ne kete vend- u shpreh Berisha gjate konferences per shtyp ne pershendetje te vendimit te Parlamentit Evropian per heqjen e regjimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›