Vatra: Edhe Arvizu do jetë në 100 vjetorin tonë bashkë me Berishën
Share
Organizata Vatra, e cila ka ftuar kryeministrin shqiptar për një vizitë në 100 vjetorin e saj, që përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë, ka konfirmuar se i pranishëm do jetë edhe ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu.
Në një shkrim të gazetës Dielli online thuhet se Arvizu do jetë më 28 dhe 29 prill në dy ditë festime të Vatrës. Në takim do jetë edhe Princi Leka II. Në konferencë do mbajnë kumtesa Nicholas Pano, Beqir Meta, Jusuf Bajraktari, Elez Biberaj, Anton Çefa, etj. Në festime do ketë edhe përfaqësues nga Departamenti i Shtetit, kongresmenë e senatorë.