Godo: Po hetojmë tamuflu-në e skaduar

Ministrja e Shëndetësisë Anila Godo ka inspektuar aeroportin e Rinasit për masat që janë marrë kundër virusit A/H1N1. Sipas Godos aeroporti është i pajisur me postera sensibilizues kundër virusit A/H1N1. Ministrja tha se nuk duhet të ketë alarmim për rastet e tjera të dyshuara me A/H1N1 pasi pritet që të merret konformimi. Godo deklaroi se një sasi tamiflu-je prej 1000 dozash i ka skaduar afati, por është njoftuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë se mund të përdoren edhe një vit nëse janë ruajtur në kushte të mira. "Kemi kontaktuar me OBSH-në dhe na është njoftuar se kjo sasi tamiflu-je mund të përdoret edhe një vit nëse është ruajtur në kushte të mira. Ne po hetojmë nëse kjo sasi tamiflu-je është ruajtur në standardet e duhura", pohoi ajo.