Rama: Kolegji vendos për fatin e vendit
11/06/2011 Kreu socialist komenton mesazhet e Brukselit për procesin zgjedhor të 8 majit
“Vendimi përbën një moment kulmor, duke përcaktuar se në çfarë Shqipërie do të jetojmë”
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, komentoi dje mesazhet e ardhura nga Brukseli në adresë të klasës politike. Në vlerësimin e kryetarit të socialistëve qëndrimi i BE-së është një shqetësim i njëzëshëm që ka të bëjë me shkeljen e hapur të Kushtetutës, të ligjit dhe të praktikës së konsoliduar në Shqipëri lidhur me të ashtuquajturat vota të hedhura gabim. Kështu, sipas Ramës, apelet që kanë lëshuar në vijimësi, pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 8 majit, i gjithë faktorit ndërkombëtar, as më shumë e as më kanë qenë në koherencë me shqetësimet e ngritura nga Partia Socialiste. “Nënvizohet ajo që ne kemi nënvizuar ditë me radhë, pra që kuadri i prioriteteve kyçe që lidhen me integrimin evropian do të përcaktohen në këtë moment nga elementët që do të përmbahen në vlerësimin për zgjedhjet”, u shpreh Rama. Madje, duke qëndruar po në këtë linjë, kreu socialist shtoi se “në këtë rast thuhet shprehimisht se shqetësimi për votat e hedhura në kutitë e ashtuquajtura të gabuara është kyçi në fund”. Për këtë arsye, sipas tij, vendimmarrja e Kolegjit Zgjedhor është një vendimmarrje që ka në vetvete pyetjen se në cilën rrugë do të shkojë ky vend paskëtaj. “Nga mënyra sesi do të zgjidhet kjo çështje varen fatet e punëve të vendit në vijim. E për këtë arsye kjo është një ndër ato çështje që në historinë e së drejtës përbëjnë momente kulmore për një shoqëri dhe për raportet mes shoqërisë dhe të vërtetës e së drejtës”, nënvizoi Rama, lidhur me këtë çështje. Madje, duke shkuar më tej, kreu i PS-së i mëshoi me forcë faktit se “ky posaçërisht është një rast që përbën një moment kulmor që do të përcaktojë se në çfarë Shqipërie do të jetojmë të nesërmen e vendimit të kolegjit. Sesi do të jetë politika, drejtësia. Ekonomia do të marri një kthesë në drejtimin e duhur, që është drejtimi i mirëpërcaktuar në aspiratat e të gjithë shqiptarëve drejt Evropës, apo do të shkojmë drejt një humnere që na largon jo vetëm nga Evropa, por edhe nga vetë pozicioni ku gjendemi sot në raport me Evropën, në raport me problemet që ka vendi”. Gjithashtu, në fjalën e tij, Rama nuk kurseu gjuhën e akuzave ndaj kreut të mazhorancës. “Praktikisht është një histori e rëndë, e cila ka nxjerrë në ditën për diell duart e pista që janë në fakt problemi i zgjedhjeve në Shqipëri. Duart e kusarit që nuk fiton dot me vota po vetëm duke grabitur vota. Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë anëtarët e Kolegjit përballë të vërtetash që janë të vërteta, të cilat jo vetëm nuk kanë asnjë hije dyshimi, por plotësojnë kuadrin e qartë për çdo qytetar të këtij vendi, që e ka parë të gjithë ngjarjen që do të gjykohet në televizor”, vuri në dukje Rama, gjatë fjalës së tij përpara medias.
Paralajmërimi
“Kush mendon se mund të fshihet pas një vule gjykate që legjitimon një vendim të padrejtë dhe në thelb keqbërës për vendin, mundet të marrë atë që si takon, por merr përsipër njëkohësisht që duke marrë atë që si takon të dëmtojë shumë rëndë jo vetëm imazhin, por edhe gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe në botën demokratike”.
Pritshmëritë
“Vendimi i ardhshëm sigurisht që ka një rëndësi themelore sepse ka të bëjë me gjykimin në themel të çështjes, por në pikëpamje të raportit me të vërtetën mbetet për t’u marrë, duke parë jo më në këndvështrime divergjente një ligj, por edhe të vërtetat ulëritëse të shifrave që ka prodhuar futja e duarve në proces dhe në kuti nga ana e të gjithë niveleve politike”.
Qëndrimi
“Besoj se kambana e botës demokratike që ra përsëri dje fort në Bruksel bie për veshët e Saliut, bie për veshët e atyre që duhet të dëgjojnë dhe të kuptojnë se bota demokratike nuk mund ta gëlltisë këtë gjellë të prishur që është gatuar në kuzhinën e pushtetit. U ritheksua me forcë gjithçka ka ndodhur e po ndodh pas procesit të numërimit në Tiranë”.